Flash

Inter mposht 2-0 Atalantën dhe shkëputet në krye +3 nga Napoli

Lapsi.al 16 March 2025
Inter mposht 2-0 Atalantën dhe shkëputet në krye +3 nga Napoli

Inter fiton 2-0 ndaj Atalantës në Bergamo, në ndeshjen e javës së 29-të të Serie A.  Në Gewiss, u pa një pjese e parë e barabartë që mund të ishte hapur në minutën e 7 me Thuram, që u ndal nga shtylla. Në minutën e 18', vjen mundësia e parë e madhe për Atalantën. Por Sommer shpëton Inter me një ndërhyrje me shpinë mbi goditjen me kokë të Pasalic. Pas fillimit të vështirë, Dea merr guxim, fiton terren dhe luan hapur ndaj zikaltërve. Lookman pas një aksioni individual me 50 m me topin në këmbë, godet me të djathtën, por jashtë. Kështu pjesa e parë mbyllet 0-0 pas një minute shtesë.

Pjesa e dytë

Ndeshja rinis pa ndryshime. Por pas 5 minutash ndalet për të ofruar ndihmën e parë një tifozi të Inter që u ndje keq në tribunë. Pas rifillimit të lojës nga një këndore e fituar në të djathtë, Inter shënon në të 54'. Calhanoglui vizatoi një trajektore perfekte për kokën e Carlos Augusto. I harruar nga mbrojtja e Atalantës, Augusto ndëshkon vendasit. Gasp reagoi ndaj golit me disa ndryshime, por përsëri, zikaltrit mbanë kontrollin e lojës.

Calha dhe Lautaro të rrezikshëm dhe me kapitenin që në minutën e 72 shënon. Por goli anulohet për  një faulli të mëparshëm ndaj Gjimshitit. Kjo situatë e çoi Gasperinin të bënte ndryshime të tjera. Maldini dhe Samardzic zëvendësuan Retegui dhe Gjimshiti për të shtuar peshë në sulm. Por, Atalanta u tradhëtua nga Ederson. Braziliani protestoi dhe dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë te Massa. Ky i fundit e ndëshkoi me të kuq në minutën e 81 për dy kartona të verdhë të shpejtë. Inferioriteti numerik ndikoi për Atalantën. Në minutën e 87 pësoi golin e dytë nga Lautaro Martinez. Në minutën e 90, ishte vetë Carnesecchi që shpëtoi duke mbyllur shkëlqyeshëm ndaj Frattesi. Dhe gjatë shtesës (11 minuta), për shkak të ndërprerjes në fillim të pjesës së dytë, u rivendos barazia numerike. Bastoni mori kartonin e dytë të verdhë dhe doli me të kuq për faull ndaj De Roon.

Kështu gjithçka u mbyll 2-0 me fitoren e zikaltërve. Ky sukses i jep mundësinë Inter të shkëputet në krye të renditjes. Inter e çon diferencën në +3 ndaj Napolit dhe në +6 ndaj Atalantës.

Napoli thyen “agjerimin” e mposht Fiorentinën: fitorja e tretë radhazi për Bolonjën

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI