Flash

Ish-portieri i Partizanit humb jetën: Radisa Ilic bie nga ballkoni i katit të katërt

Lapsi.al 16 March 2025
Ish-portieri i Partizanit humb jetën: Radisa Ilic bie nga ballkoni i katit
Një lajm tragjik ka tronditur futbollin serb: ish-portieri i Partizanit dhe kombëtares, Radisa Ilic, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pasi ra nga ballkoni i katit të katërt të banesës së tij. Sipas hetimeve të autoriteteve, të raportuara nga mediat lokale, Ilic dyshohet se i ka dhënë fund jetës, pas disa viteve të mbushura me humbje të mëdha dhe vuajtje të thella.

Radisa Ilic, një jetë e shënuar nga tragjedi të shumta

Ish-futbollisti jetonte prej disa vitesh në qytetin e tij të lindjes, Bajina Basta, së bashku me nënën e tij. Katër vite më parë kishte humbur vëllanë, pasi më parë kishte humbur edhe babanë – tragjedi që i kishin lënë plagë të pashërueshme. Për më tepër, ai kishte pas vetes një martesë të dështuar: ish-bashkëshortja dhe vajza e tij jetojnë në Beograd. Një tragjedi që lë pas shumë pyetje, por edhe keqardhjen e atyre që nuk arritën të kuptonin dhimbjen që po përjetonte Ilic – një errësirë e cila përfundimisht e çoi në vetëvrasje. Kështu u mbyll në moshën 47-vjeçare jeta e një lojtari që ishte shumë i dashur nga shokët e ekipit dhe tifozët gjatë gjithë karrierës së tij.

Karriera e Ilic: një portier i madh i Partizanit dhe Serbisë

Ilic ishte një figurë e dashur te OFK Beograd, ekip në të cilin luajti si kapiten nga 2006 deri në 2009, por karriera e tij lidhet kryesisht me Partizanin e Beogradit, me të cilin luajti në dy periudha (1998-2003, 2010-2013), duke lënë gjurmë në historinë e klubit. Në 2010, ai ishte në portë në ndeshjen play-off kundër Anderlecht, ku Partizani fitoi me penallti dhe u kualifikua për herë të dytë në histori në Champions League. Dy vite më herët, ai kishte përjetuar emocionin më të madh për një futbollist: të vishte fanellën e kombëtares serbe (megjithëse vetëm një ndeshje, ai ishte krenar për këtë arritje). Pas përfundimit të karrierës, Ilic punoi për një periudhë si trajner i portierëve te Partizani dhe më pas si pjesë e stafit teknik të kombëtares serbe kur trajner ishte Slavoljub Muslin, duke mbajtur këtë rol deri në mars 2021.

Reagimet: një humbje e madhe për futbollin serb

Lajmi ka tronditur miqtë dhe ish-shokët e ekipit të Ilic. Ljubisa Tumbakovic, ish-trajner i tij te Partizani, tha: “Një lajm i tmerrshëm, jam ende në shok… Ishte një djalë i mrekullueshëm, një portier i madh dhe një personalitet ndryshe nga të tjerët. Nuk mund ta besoj që po flasim për të në këto rrethana. Ishte një profesionist i vërtetë, ndryshe nga shumë të tjerë. Futbolli ishte prioriteti i tij, por ai e donte shumë edhe muzikën. Nuk mund ta besoj që ka ikur…” Edhe ish-shokët e tij të ekipit kanë mbetur të tronditur nga lajmi tragjik. Ivica Iliev, ish-sulmues dhe drejtor sportiv i Partizanit (i njohur edhe për eksperiencat në Itali me Messina dhe Genoa), tha: “Çfarë mund të them për të? Ishte një person i jashtëzakonshëm, një djalë i pabesueshëm. Para së gjithash, ishte një njeri i madh dhe gjithashtu një portier i shkëlqyer”. Në orët e fundit, kanë ardhur shumë mesazhe ngushëllimi nga ata që e njihnin jo vetëm si futbollist, por edhe si mik e si njeri – një humbje e madhe për sportin serb.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI