Flash

Dash Sula thyen heshtjen, akuza Berishës dhe Lapajt

Lapsi.al 17 March 2025
Dash Sula thyen heshtjen, akuza Berishës dhe Lapajt

Deputeti demokrat Dashnor Sula theu heshtjen 72 orëshe për të ardhmen e tij në politikë, duke njoftuar sot se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit, as me Partinë Demokratike dhe as me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”, pas një marrëveshje të lënë përgjysmë.

Dashnor Sula sqaron në një postim në Facebook se Adriatik Lapaj nuk i dha garancinë që Sula do të merrte mandatin e deputetit nëse dilte më i votuari. Sula hodhi akuza të forta ndaj drejtuesit të “Shqipëria Bëhet” duke thënë se po përdoret nga Sali Berisha për të mbledhur votat e djathta që vetë ish-kryeministri nuk i mbledh dot.

 “Kjo “Shqipëria Bëhet” qenkërka një kurth i Dr. Berishës për të mbledhur vota të djathta që vetë z. Berisha nuk arrin t’i mbledhë dhe duket se paska gjetur një talent të ri të mashtrimit si të atyre sekteve që premtonin takime me Zotin. Edi Rama ashtu qesh e ngjesh e ka thënë tamam atë që demokratët po nuk thanë kënetën e Berishës s’do vijnë kurrë në pushtet. Po! Berisha është hajmalia e fatit të Edi Ramës. Plani i Berishës për ti ndarë votat e djathta mes tij dhe Lapajt i japin Ramës jo mandatin e 4, por e bëjnë mbret", shkruan Sula.

Deputeti nuk e fsheh zhgënjimin që nuk është më kandidat i PD, duke e quajtur lënien e tij jashtë listave pabesi. Sula akuzon Berishën se synimi i tij nuk është fitorja por krijimi i një grupi parlamentar me besnikët e tij.

"Berisha në 11 maj nuk do që të fitoj zgjedhjet, ai do të krijojë vetëm një grup parlamentar me besnikët e tij që do vijojnë ti bëjnë fresk edhe më 12 maj. Berisha shkeli me të dyja këmbët statutin e PD dhe premtimet e veta dhe u pa qartë se ai as nuk e ka në mend të mund Edi Ramën në zgjedhje. Me kë do e mund me Jenisherin, Kostaq Papën apo me Kujtim Gjuzin?! Apo mos do e mundi duke carë votat e djathta mes tij dhe Lapajt?", vijon Sula.

Dashnor Sula u la jashtë listave të kandidatëve për deputetë nga Sali Berisha pavarësisht se doli më i votuari i primareve në të gjithë qarkun e Elbasanit.

Lexo më tej: Lapaj “ndërron mendje”, heq babain si kryesues të listës në Berat 

Të këshilluara

Zjarr masiv brenda kalasë së Elbasanit

Një zjarr masiv ka rënë mbrëmjen e sotme në një godinë në lagjen Kala në Elbasan. Mediat raportojnë se godina kishte shërbyer si shkollë private, por prej kohës...

20:31

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI