Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Përgjimet e bisedave/“Dua SPAK në dorën tonë”

Lapsi.al 17 March 2025
Përgjimet e bisedave/“Dua SPAK në dorën tonë”

Në disa media janë botuar foto mesazhesh që pretendojnë të jenë nxjerre nga komunkkimi mes njerëzve të rëndësishëm të drejtësisë dhe politikës, ku aludohet për kapjen e sistemit dhe luftën ndaj SPAK. Lajmi u dha fillimisht nga Ora Neës pa precizuar burimin e rrjedhjes së këtyre bisedave. Në këto mesazhe pretendohet se komunikojnë deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas asaj që shihet, kjo e fundit shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në në dorën e saj.

Mesazhet pretendohet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024. Llagami citohet të ketë thënë që këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë.

Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë.

Në alternativë, ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së.

Dhe pikërisht për të realizuar këtë "projekt" të saj, ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami.

Pavarësisht pikpyetjeve për autenticitetin këto jane ato që ka botuar Ora Neës nga bisedat në “Signal”:

BISEDA 16 DHJETOR 2023

Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.

-Okk! Amon lexo!

Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.

-Uuu, poooo!

Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!

-Yessss!

Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato...

-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!

Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)

-Burri i kësaj!

Eda (Naureda Llagami): Është i omël!

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI