Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Haga nuk lejon Thaçin në varrimin e babait, Rama: Gjykatë e turpshme

Lapsi.al 17 March 2025
Haga nuk lejon Thaçin në varrimin e babait, Rama: Gjykatë e
Gjykata Speciale e Hagës nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait të tij që u nda nga jeta një ditë më parë në spitalin e Prishtinës. Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ka reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe thellësisht të papranueshëm. LEXO EDHE: Ndërron jetë në spital babai i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi “Ky vendim nuk është vetëm një shkelje flagrante e të drejtave themelore të njeriut, por edhe një akt që bie ndesh me vlerat universale të humanizmit dhe drejtësisë. Të ndalosh një bir që t'i japë nderimin e fundit babait të tij, është një akt i dhimbshëm që cenon dinjitetin dhe ndjenjat më të thella njerëzore” – thuhet mes tjerash në reagim. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur revoltën thellë ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, duke e konsideruar atë si një shkelje flagrante të të drejtave themelore të njeriut dhe një akt të qëllimshëm për të degraduar figurën e ish-presidentit Hashim Thaçi. Një reagim të ashpër ka bërë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. “Një mënyrë e re e ulët nga një gjykatë turpëruese dhe e paturpshme që e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në farsë, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në një bumerang të dhunshëm!” – shkruan Rama në X. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vizita e fundit e djalit, bacit të vet

Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi shkallëve të spitalit deshti ta përqafon jo president...

21:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI