Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Në kërkim për plagosjen e 3 personave në Athinë, vetëdorëzohet Nardi Idrizi

Lapsi.al 17 March 2025
Në kërkim për plagosjen e 3 personave në Athinë,

Është vetëdorëzuar në policinë greke Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 39-vjecari nga Vlora i shumëkërkuar për plagosjen e 3 personave në 16 dhjetor 2023 në lagjen Gazi të Athinës. Sipas mediave greke, në fillim është paraqitur në komisariat avokati i tij dhe më pas i shumëkërkuari shqiptar. Ai ka deklaruar se pas ngjarjes ishte arratisur në Shqipëri dhe tashmë kishte vendosur të vetëdorëzohej.

Të plagosurit ishin dy vëllezër nga Kreta që së bashku me një shokun e tyre kishin shkuar për disa orë në Athinë për të festuar festën e beqarisë së njërit prej tyre. Teksa po ecnin në rrugë, ata debatuan me pasagjerët e një fuoristrade. Pak metra më poshtë mjeti ndaloi dhe prej tij zbriti shoferi bashkë me një pasagjer. Më pas pati një përleshje dhe një nga personat që ndodhej në fuoristradë hapi zjarr me armë duke plagosur në kokë tre të rinjtë.

Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim Nardi Idrizin të konsideruar si autorin kryesor ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjec. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesëmarrës në vrasjen e 40-vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.

Nardi Idrizi, 39 vjec, lindur në Durres dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi. Vellai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Çoles” në Vlorë dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marre emrin e të vëllait. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vizita e fundit e djalit, bacit të vet

Skena e mjekut ndoshta ishte më e rënda. Së paku deri mbrëmë. Mjeku i cili e përcolli Presidentin Thaçi shkallëve të spitalit deshti ta përqafon jo president...

21:10

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI