Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dalin PAMJET/ Si u soll në Rinas ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Lapsi.al 18 March 2025
Dalin PAMJET/ Si u soll në Rinas ish-kreu i bandës së

Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e ekstradimit nga Spanja të Lulzim Berishës, ish-kreu i bandës së Durrësit i konsideruar si një person me rrezikshmëri shoqërore të lartë, i akuzuar për disa ngjarje kriminale.

Operacioni për kapjen e tij në Spanjë, i koduar “Sant Joan”, u finalizua më 14 dhjetor 2023, si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet FAST Albanias dhe FAST Spanjës. Këtë të martë Interpol Tirana dhe Interpol Madridi finalizuan procedurën për ekstradimin në Shqipëri të 54-vjeçarit.

LEXO EDHE: Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha 

Ekstradimi i Lul Berishës: Nga flirti me socialistët tek rikthimi në qeli

Në vitin 2020, atij i është caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, “Vrasja në rrethana cilësuese”, kundër 2 ose më shumë personave dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 54-vjeçari dyshohet se në vitin 2004, ka plagosur me armë zjarri, shtetasit V. L. dhe Xh. N.; në vitin 2005, në afërsi të fshatit Koxhaj, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Klodian Saliu dhe ka plagosur shtetasin O. T. dhe ë vitin 2005, ka vrarë shtetasit Vajdin Lame dhe A. A., me lëndë shpërthyese të vendosur në kabinën e një ashensori. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI