Flash

Orientimi i të rinjve në karrierë, KLSH: Nuk ka struktura të dedikuara

Lapsi.al 19 March 2025
Orientimi i të rinjve në karrierë, KLSH: Nuk ka struktura të

Orientimi në karrierë i individëve që përfundojë arsimin parauniversitar për të marrë vendime të mirëmenduara bazuar në aftësitë e tyre por edhe tendencat e tregut duket se nuk është një pikë e fortë e institucioneve në vend. Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ndalet pikërisht tek “Orientimi për Karrierë i të Rinjve në sistemin arsimor parauniversitar” vlerëson se institucionet e përfshira në proces në hierarkinë nga Ministria e Arsimit e deri tek institucionet e tjera të varësisë më periferike nuk rezulton të kenë qenë shumë efektive në këtë proces.

“Procesi i orientimit për karrierë i nxënësve nga institucionet përgjegjëse të sistemit të arsimit parauniversitar nuk ka rezultuar efektiv, si pasojë veçanërisht e mungesës së strukturave të dedikuara në institucionet përgjegjëse. Në strukturën dhe organikën e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, miratuar me Urdhrin e Ministrit 30, nuk ka njësi të dedikuara për orientimin e karrierës, gjë e cila pasqyrohet dhe në rregulloren e brendshme të institucionit”, thuhet në raportin e audimit.

I njëjti dokument specifikon në institucionet e varësisë ka një mungesë të stafit të dedikuar që ketë detyrë e ka si pjesë të përshkrimit të punës duke e ngarkuar përgjegjësinë në punonjës të caktuar. 'Edhe në institucionet e varësisë, Agjencinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, drejtoritë rajonale dhe zyrat vendore të arsimit parauniversitar, nuk ka njësi të veçanta për orientimin e karrierës, por ky proces realizohet nga punonjës të stafit të caktuar nga eprorët, jashtë përshkrimit të tyre të punës.

Në institucionet arsimore të arsimit të mesëm të lartë, nuk ka struktura të posaçme të angazhuara me administrimin e procesit të orientimit të karrierës, ndërsa në Arsimin e Mesëm të Ulët ka filluar të institucionalizohet ky proces me daljen e Urdhrit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit nr. 600, datë 19.10.2023', thuhet në raportin e audimit.

Pikërisht një tablo si kjo sipas KLSH ka bërë që orientimi në karrierë të mos ketë një qasje të qartë të kësaj politike dhe rezultate konkrete duke e lënë më shumë atë në një zhvillim spontan që ndër të tjera ka krijuar edhe mbingarkesë të punonjësve të sistemit parauniversitar dhe moseficiencë në punë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI