Flash

“Si Tarzani pa majmu*in Çita”: fraza e presidentit të CONMEBOL tërbon Brazilin

Lapsi.al 19 March 2025
“Si Tarzani pa majmu*in Çita”: fraza e presidentit të
Presidenti i CONMEBOL, Alejandro Domínguez, është vënë në qendër të kritikave të shumta në Brazil pas një fraze të tij, lidhur me një mungesë të mundshme të klubeve braziliane në Copa Libertadores, që sipas tij do të ishte “si Tarzani pa majmunin Çita”. Mesfushori i Brazilit, Bruno Guimarães, i ka kritikuar ashpër këto deklarata kontroverse në prag të ndeshjes që Seleção do të luajë kundër Kolumbisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2026: “Presidenti i CONMEBOL-it ka shumë gjëra për të cilat duhet të shqetësohet përpara se të bëjë batuta të tilla”.

Kritikat për rastin e racizmit ndaj Luighi Hanri

Bruno Guimarães ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si organi më i lartë i futbollit në Amerikën e Jugut trajtoi rastin e racizmit ndaj sulmuesit të ri brazilian të Palmeiras, Luighi Hanri. Ky i fundit shpërtheu në lot para kamerave pas një ndeshjeje të Copa Libertadores U-20 kundër Cerro Porteño, pasi tifozët e kishin quajtur “majmun” gjatë gjithë ndeshjes. “Për mua, dënimi për Cerro Porteño ishte një mungesë e madhe respekti”, tha Guimarães, i cili shmangu kritika të mëtejshme ndaj CONMEBOL-it nga frika e ndëshkimeve, por i kërkoi federatës që “të zbatojë rreptësisht ligjin” në rastet e racizmit. CONMEBOL e gjobiti klubin paraguajan me 50.000 dollarë, ndaloi tifozët e tij të merrnin pjesë në Copa Libertadores U-20 dhe i urdhëroi të publikonin në rrjetet e tyre sociale një “fushatë sensibilizimi kundër racizmit”. Gjithashtu, trajneri i ekipit, Daniel Achucarro, u pezullua për dy ndeshje. Në atë kohë, presidentja e Palmeiras, Leila Pereira, e cilësoi këtë ndëshkim tepër të lehtë dhe sugjeroi që klubet braziliane të bashkoheshin me CONCACAF-in (konfederatën e Amerikës së Veriut dhe Qendrore) nëse CONMEBOL nuk arrinte të ndalte racizmin në stadiume.

“Do të ishte si Tarzani pa majmunin Çita, e pamundur”

Të hënën, gjatë shortit të fazës së grupeve të Copa Libertadores, Alejandro Domínguez kërkoi një takim mes federatave dhe qeverive të Amerikës së Jugut për të trajtuar problemin e racizmit. Megjithatë, deklarata e tij e mëvonshme, ku krahasoi turneun me Tarzanin dhe klubet braziliane me majmunin Çita, shkaktoi një valë reagimesh negative. “Do të ishte si Tarzani pa majmunin Çita, e pamundur”, tha presidenti i CONMEBOL-it kur u pyet nëse mund të imagjinonte një Copa Libertadores pa skuadrat braziliane, të cilat kanë dominuar turneun vitet e fundit.

Ndjesa e Alejandro Domínguez: “Nuk doja të ofendoja askënd”

Pasi debati mori përmasa të mëdha, Alejandro Domínguez kërkoi falje përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke shpjeguar se kishte përdorur një “shprehje popullore”, por nuk kishte qëllim “të ofendonte apo të nënvlerësonte askënd”. “Copa Libertadores e CONMEBOL-it është e paimagjinueshme pa pjesëmarrjen e klubeve nga 19 vendet anëtare”, shkroi ai. Në deklaratën e tij, Domínguez theksoi se ka “promovuar gjithmonë respektin dhe përfshirjen në futboll dhe në shoqëri”, të cilat i konsideron si “vlera thelbësore për CONMEBOL-in”. Në fund, ai shtoi: “Riafirmojmë angazhimin tonë për një futboll më të drejtë, të bashkuar dhe pa diskriminim”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI