Flash

Aksidenti me 4 të vdekur/ Arrestohet drejtuesi i betonieres, 24 vjeçar pa dokumenta

Lapsi.al 20 March 2025
Aksidenti me 4 të vdekur/ Arrestohet drejtuesi i betonieres, 24

Policia arrestoi drejtuesin e betonieres që la të vdekur në një aksident në Fushë-Prezë 4 të rinj. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të mërkurës së 19 Marsit në segmentin rrugor Vorë – Fushë Krujë.

Shkak për vdekjen e të rinjve ishte fakti që makina tyre ishte me impiant gazi dhe shpërthimi nga flakët ishte fatal për 4 të rinjtë.

Drejtuesi i makinës ishte Enejdi Laçi, 25 vjeç dhe tre pasagjerët në mjetin e tij, Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç janë djegur brenda mjetit. Enejdi dhe Erildi Laçi ishin vëllezër, ndërsa Andi Laçi ishte kushëri me ta. Viktima e katërt Enrikejd Kurti  ishte shok me tre të parët.

Sipas Policisë Rrugore të Tiranës, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues Enejd Laçi 25 vjeç, lëvizte me shpejtësi të lartë kur goditi nga pas një betoniere të ndaluar në rrugë. Betonierea, e drejtuar nga Aleksandër Krrashi, 24 vjeç, ishte ndaluar në karrexhatë pa ndezur sinjalistikën e emergjencës dhe pa pasur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh. Pas përplasjes, “Mercedes”-i u përfshi nga flakët, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit dhe tre pasagjerëve të tij.

Drejtuesi i betonieres, Aleksandër Krrashi u largua nga vendi i ngjarjes pas aksidentit, por u arrestua më pas nga Policia, së bashku me një të afërm të tij, i cili dyshohet se e ndihmoi të largohej nga vendngjarja.

Në pranga ka përfunduar edhe D. K., 34 vjeç, menaxheri i firmës së betonit, pasi hetimet zbuluan se firma kishte punësuar drejtuesin e betonieres pa leje për këtë mjet dhe pa dokumentacionin e rregullt për qarkullim.

Ndërkohë, administratori i firmës, S. H., 27 vjeç, është shpallur në kërkim dhe vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Të këshilluara

Erion Veliajn e sjellin në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim. Ai është shoqëruar nga para...

11:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI