Flash

Berisha publikon SMS-në: Rama shkoi me britma në Bashki pas vendimit të Veliajt

Lapsi.al 20 March 2025
Berisha publikon SMS-në: Rama shkoi me britma në Bashki pas vendimit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari dixhital në rrjetet e tij sociale. Në denoncim thuhet statuset e kryebashkiakut Erion Veliaj kundër prokurorëve i shkruan kryeministri Edi Rama dhe zyra e tij.

Qyetari ka komentuar edhe lëvizjet e fundit në bashki që lidhen me drejtimin e saj, ku shkruan se pasi Veliaj i delegoi firmën Sara Goxhajt, Rama ka shkuar me britma në këtë institucion dhe ka urdhëruar protokollin të veprojë.

"Breaking News! Dëshmi tronditëse! Statuset e Erion Velisë kundër prokurorëve, i shkruante Edi Rama dhe zyra e tij! Lexoni dëshminë e qytetarit dixhital! Pershendetje dr. Erion Veliaj nuk eshte ne dijeni te statuseve te fb ashtu sikurse Veluaj nuk ka shkruajtur asnje status kunder SPAK. Pasi kryeredaktori eshte GJITHMONE EDI RAMA. 

Zyra e shtypit merr urdhra dhe detyrohet nga Rama, Mazniku dhe Fuga. Erion Veliaj delegon firmen Nenkryetares se re Sara Goxhaj, por Rama urdheron shkarkimin e menjehershem per Sara Goxhaj dhe sekretarin e pergjithshem Alban Dokushi.

Pas daljes se ketij urdheri nga kryetari ne fuqi Erion Veliaj, Rama shkon ne bashki me britma dhe urdheron ne oret e vona Protokollin te veproj. Dy persona qe jane krahu i djatht i Veliaj njihen per kontributin e tyre ne bashki dhe ne Partine Socialiste" - thuhet në postimin e Berishës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI