Flash

Formula 1 humbet njeriun qw zbuloi Schumacher: shuhet irlandezi Eddie Jordan

Lapsi.al 20 March 2025
Formula 1 humbet njeriun qw zbuloi Schumacher: shuhet irlandezi Eddie Jordan
Në prag të provave të para të Çmimit të Madh të Kinës, një humbje ka tronditur paddock-un e Formula 1. Në moshën 76-vjeçare ka ndërruar jetë Eddie Jordan, themeluesi dhe drejtuesi i ekipit me emrin e tij, i cili ishte pjesë e garave nga viti 1991 deri në 2005, megjithëse skuadra ishte krijuar që në vitin 1980. Jordan, irlandez, ishte prej kohësh i sëmurë dhe gjatë vitit të fundit luftoi kundër kancerit. Në vitin 1991, ai i dha mundësinë për debutim një të riu të quajtur Michael Schumacher, gjatë Çmimit të Madh të Belgjikës në Spa. Ndër pilotët e tij më të njohur përfshihen Rubens Barrichello, Eddie Irvine, kampioni i botës Damon Hill, Giancarlo Fisichella dhe Heinz-Harald Frentzen. Fitorja e fundit e ekipit të tij daton në vitin 2003, kur Giancarlo Fisichella triumfoi në Interlagos. Në total, ekipi Jordan mori pjesë në 250 gara të Formula 1, duke fituar katër prej tyre. Rezultati më i mirë në renditjen përfundimtare ishte vendi i tretë në vitin 1999 me Frentzen, i cili atë vit fitoi dy gara, së bashku me Damon Hill. Viti 2005 ishte i fundit për ekipin Jordan në F1, përpara se të shitej te Midland, që më vonë u bë Spyker dhe në vitin 2008 u shndërrua në Force India. Nga ky ekip i dikurshëm rrjedh skuadra e sotme Aston Martin. Lexo më tej: F1/ Jubileu i trishtë i Schumacher, mesazh urimi për 55 vjetorin nga Ferrari: "Jemi gjithnjë me ty" Lajmin për ndarjen nga jeta të Jordan e dha familja e tij përmes një deklarate: “Me trishtim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Eddie Jordan, ish-pronarit të një ekipi të Formula 1, ekspertit televiziv dhe sipërmarrësit.” Vitit e kaluar, vetë Jordan kishte bërë publike sëmundjen e tij, duke inkurajuar burrat që të kryejnë kontrolle mjekësore të rregullta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI