Flash

Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për vilën e Monika Kryemadhit

Lapsi.al 20 March 2025
Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron për vilën e

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi sekuestron për vilën e deputetes Monika Kryemadhi në rezidencën “Kodra e Diellit”, duke rrëzuar përfundimisht rekursin e saj.

Kryemadhi kishte kërkuar që të anulohej vendimi i Shkallës së Parë dhe Apelit të Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por kërkesa e saj u refuzua, duke konfirmuar kështu sekuestron e vilës si pjesë e hetimeve të SPAK për pastrim parash dhe korrupsion.

Në dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të hiqte sekuestron për vilën e Fatime Kryemadhit, nëna e Monika Kryemadhit, e cila ndodhet në të njëjtën rezidencë. Fillimisht, SPAK kishte kërkuar sekuestrimin e të dy vilave, por Apeli e riktheu pronësinë e njërës prej tyre tek e zonja.

Ndërkohë, ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës janë ngritur tre akuza kryesore pwr pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim i pasurisë

Akuzat lidhen me çështjet CEZ-DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, ndërsa ndaj çiftit ka nisur një hetim pasuror për burimin e të ardhurave dhe transaksionet financiare të dyshimta.

Të këshilluara

Erion Veliajn e sjellin në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim. Ai është shoqëruar nga para...

11:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI