Guo Jiaxuan, mjekët i shkëputën aparaturat
Mbrojtësi i Beijing Guoan po luante në Spanjë një ndeshje miqësore kundër Alcobendas. Gjatë një dyluftimi, ai u godit me gju në kokë, duke humbur ndjenjat menjëherë. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe ai u dërgua me helikopter në spital, por situata dukej shumë e rëndë që në fillim. Mjekët konfirmuan se nuk kishte më mundësi për ta shpëtuar, pasi kishte pësuar vdekje cerebrale. Vëllai i futbollistit shkroi në rrjetet sociale: “Ka shumë pak shanse për të mbijetuar. Guo pësoi një hemorragji subaraknoidale pas një përplasjeje me një lojtar tjetër gjatë një ndeshjeje stërvitore… Mjekët na thanë se kishte shumë pak shpresë për të mbijetuar, se ishte klinikisht i vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit në tru dhe se do ta shkëpusnin nga aparaturat që e mbanin në jetë.”FC Bayern trauert um Guo Jiaxuan. 🔗 https://t.co/TKWrLQchYT pic.twitter.com/llIZWkOu8r
— FC Bayern München (@FCBayern) March 20, 2025