Flash

Kontrollet e banesave/ Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën

Lapsi.al 20 March 2025
Kontrollet e banesave/ Gjykata e Lartë rrëzon Ajola Xoxën

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot ankimin e Ajola Xoxës dhe të vëllait të Erion Veliajt, Arbër Veliaj, të cilët kundërshtojnë kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024.

Ajola Xoxa dhe vëllai i Veliajt apeluan vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për kontrollet e ushtruara në banesat dhe bizneset e tyre më 6 dhjetor 2024, por kërkesa e tyre u refuzua nga Gjykata e Lartë.

“Mospranimin e rekurseve të paraqitura nga ankuesit, Arbër Veliaj dhe personi juridik ‘Gogel SHPK’, si dhe Ajola Xoxa dhe shoqëria tregtare ‘Partners Laë SHPK’, kundër vendimit nr. 265 (87-2024-388), datë 24.12.2024, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet ne vendimin e gjykates.

Refuzimi i Gjykatës së Lartë për Ajola Xoxën është një lajm i keq në radhë të parë për Erjon Veliajn, që shpreson se kërkesa e tij për të dalë nga qelia do të marrë një përgjigje pozitive në Gjykatën e Lartë, ku tashmë është i njohur ndikimi që kanë socialistët në pushtet.

Të këshilluara

Erion Veliajn e sjellin në SPAK

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është marrë në pyetje mëngjesin e sotëm nga SPAK, në cilësinë e personit nën hetim. Ai është shoqëruar nga para...

11:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI