Flash

“Nuk e kishim menduar as Europianin”: Gjimshiti pa limite, sfidon Bellingham

Lapsi.al 20 March 2025
“Nuk e kishim menduar as Europianin”: Gjimshiti pa limite, sfidon

“Ëndrrat thonë që realizohen. Më herët nuk kanë menduar që Shqipëria do kualifikohej dy herë në Europian. Unë nuk fshihem, s’kam pse themi se jemi ekip më i vogël se Anglia. Të japim gjithçka në fushë dhe nëse marrim rezultat të suksesshëm, do të ishte akoma më mire”. Berat Gjimshiti është më luftëtar se kurrë përpara betejës në Wembley kundër Anglisë. Në konfrencën zyrtare për shtyp kapiteni kuqezi i përfshin të gjithë lojtarët në kauzë dhe lë hapur të gjithë skenarët.

“Siç e thashë, individualisht s’duhet të flasim shumë – theksoi Gjimshiti -. Ekipi ka një punë të vështirë, jo vetëm Gjimshiti. Si ekip duhet të ndalim sa më shumë ndalim sulmin e Anglisë, që është një sulm botëror. S’do jenë duele individuale, por skuadras. Nëse përballojmë mirë, do jetë e vështirë”. Mbrojtësi i Atalantës ka patur përballje me disa nga lojtarët e Anglisë, por veçon ato me Bellingham: “Është një lojtar fantastik, besoj se shumë rrallë ka talente si ai dhe të tjerët. Është një talent ndër më të mirët në botë, por besoj mund të arrijë kulmin të jetë futbollisti më i mirë në botë në atë çfarë kam parë në ndeshjet me të”.

Lexo më tej: Anglia e dy padrejtësitë ndaj Shqipërisë: Demollari e Rraklli panë t'i anulohen golat

Gjimshiti nuk pret favore nga Anglia, por nga ana tjetër, pasi një Europiani të dytë, besimi i Shqipërisë është rritur: “Anglia jo vetëm kundër nesh, por edhe në botëror dhe Europian është i favorizuar për ta fituar. Por Anglia nuk do të na nënvlerësojë, kanë respektin dhe e dinë që kemi bërë gjëra të mira si Kombëtare. Ata janë profesionistë si ne, në futboll nuk i dihet kurrë – tha qendërmbrojtësi i Sylvinhos -. Unë besoj se nuk jemi përballur keq, kemi bërë një Europian të mirë. Kemi pasur kundërshtarë shumë të fortë, të një niveli botëror, si Anglia nesër. Gjëja më e rëndësishme është përqendrimi, sidomos me kundërshtarë të këtij niveli, sepse të bëjnë dëm shumë shpejt.

Sa i takon shanset të kualifikimit, Gjimshiti beson, edhe pse e shtyn objektivin në kohë: “Unë besoj që është herët të flasim për shanset, por me kalimin e kohës këtij rrugëtimi, pas 4 ndeshjes mund ta caktosh më mirë. Por siç e thashë më herët, nuk futemi në fushë me mendimin për të mos u kualifikuar. E rëndësishme të japim gjithçka në fushë dhe me kalimin e kohës rritesh si ekip. Do shihet pas 4 ndeshjesh qëllimi ynë”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI