Flash

Përplasja me Ramën/ Lubonja: Veliaj s’ka guxim të bëjë të penduarin

Lapsi.al 20 March 2025
Përplasja me Ramën/ Lubonja: Veliaj s’ka guxim të

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin "Open" në News 24 komentoi përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që aktualisht ndodhet në burg. Lubonja tha se situata është e paqartë, duke përmendur mundësinë e ndërhyrjes ndërkombëtare dhe teatrit politik nga ana e Ramës.

Ai shtoi se, ndonëse Veliaj është mbështetur dikur nga Rama, tani ai është në një pozicion të dobët dhe pa guxim të veprojë kundër kryeministrit. 

"Kur u arrestua Veliaj, Rama mbështeti atë me protesta. Pas 2-3 ditëve ndryshoi qëndrim. Mund të ketë shumë hipoteza. Një hipotezë mund të jetë teatër nga ana e Ramës, mund të ngresh hipotezën që kanë ndërhyrë ndërkombëtarët tek Rama që shiko se po bën kërcënim të hapur ndaj drejtësisë.

Nuk e dimë të vërtetën, sepse në tërësi gënjejnë në raport me publikun. Rama është shumë i fuqishëm, ndërsa Veliaj është i dobët, i arrestuar tashmë. Rama ka hyrë me “çizme” në Bashki, ka shkelur Kushtetutën dhe nga pikëpamja ligjore, Veliaj mund të zgjedhë kryetaren e komanduar.

Rama mund të shkarkojë Veliajn e nuk e bën as këtë. Prandaj, nuk jemi të qartë saktësisht se çfarë po ndodh. Veliaj, edhe pse është ushtar i Ramës, ka krijuar rreth të vetin që e mbështesin dhe ka një lloj force. Dyshoj që Rama mori një mesazh dhe gjeti kompromis.

Veliaj s’ka guximin të bëjë të penduarin e drejtësisë, ta tregojë kryetarin e bandës. Por, ndoshta mendon se mund të dëmtojë Ramën sadopak, por prapë mbetet pikëpyetje e madhe se kush e futi në burg Veliajn, SPAK apo Rama" - tha Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI