Flash

Scholz: Evropa duhet të marrë pozicion të qartë për mbështetjen e Ukrainës

Lapsi.al 20 March 2025
Scholz: Evropa duhet të marrë pozicion të qartë për

Kancelari gjerman Olaf Scholz, tha se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me një pozicion të qartë se një paqe e drejtë është parësore për Ukrainën. Kancelari gjermane në largim thotë se Kievi duhet të jetë në një pozicion të fortë dhe çdo armëpushim duhet të mbahet, shkruan BBC.

"Kjo do të thotë se Ukraina mund të mbrojë pavarësinë dhe sovranitetin e saj," shton ai, duke thënë se është e rëndësishme që vendi të jetë në gjendje të vendosë rrugën e tij dhe të zgjedhë liderët e tij.

27 liderët e Bashkimit Evropian po mblidhen në Bruksel për samitin me një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur të udhëhequr nga lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, negociatat e nisura nga Donald Trump dhe planet e reja shumë-miliardë për të riarmatosur bllokun.

Takimi do të trajtojë gjithashtu nevojën për të rritur konkurrencën, menaxhimin e migracionit të parregullt, situatën në Lindjen e Mesme, rendin shumëpalësh dhe të ardhmen e buxhetit të BE-së, i cili është nën tendosje të madhe pas viteve të krizave të njëpasnjëshme.

Të këshilluara

Rama: Lista jonë është gjithpërfshirëse

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhstë ndalur edhe te zgjedhjet e 11 Majit. Një prej komentuesve i vu...

09:55

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI