Flash

Tërmet Peçi në delir: Rama më thirri për një detyrë edhe më të madhe, unë e pranova

Lapsi.al 20 March 2025
Tërmet Peçi në delir: Rama më thirri për një

Tërmet Peçi është një nga “karikaturat” politike të Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit. Pas 14 vitesh kryetar bashkie në Tepelenë, ai do të bëhet deputet i qarkut Gjirokastër. Peçi ka bërë së fundi një reagim, ku shpjegon mes të tjerash se ka qenë vetë Rama ai që e ka ftuar në këtë sfidë.

“Sot, po lë në mes rrugën që nisëm bashkë, jo sepse heq dorë nga misioni ynë, por sepse jam thirrur për një detyrë edhe më të madhe dhe më sfiduese. Besomëni, ëndrra jonë për ta bërë Tepelenën perlën e çmuar të jugut dhe të gjithë Shqipërisë do të vazhdojë! Kam dorëzuar dorëheqjen time si Kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe njëkohësisht i jam përgjigjur ftesës së Kryeministrit, z. Edi Rama, për të qenë pjesë e garës më #11Maj, e për të përfaqësuar Tepelenën dhe gjithë qarkun Gjirokastër në Kuvendin e Shqipërisë”, shkruan Peçi.

Viti 2025, oferta e Edi Ramës për Shqipërinë europiane është Tërmet Peçi, një delikuent më të shkuar të dyshimtë që do ta fusin në Parlament për të bërë ligje e për të marrë vendime për vendin. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI