Flash

Arnautović, atak paniku në fushë: “Ndjeva një presion të fortë në bark, pata frikë”

Lapsi.al 21 March 2025
Arnautović, atak paniku në fushë: “Ndjeva një presion
Nations League nuk ishte në qendër të vëmendjes vetëm për çerekfinalet. Ndërkohë që Italia humbiste ndaj Gjermanisë dhe Franca mposhtej bindshëm nga Kroacia, u zhvilluan edhe katër ndeshje “playoff”, mes tyre edhe Austri-Serbi, e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Megjithatë, rezultati u venit për shkak të asaj që i ndodhi Marko Arnautović. Sulmuesi i Inter përjetoi një moment vërtet të tmerrshëm gjatë ndeshjes, pasi pati një sulm paniku në fushë.

Goditja në gju dhe sulmi i panikut

Sulmuesi austriak i Interit e nisi ndeshjen shumë mirë, duke asistuar Grigoritsch për golin që zhbllokoi rezultatin. Por më pas, gjatë sfidës me Serbinë, Arnautović pësoi një goditje të fortë në gju. Në atë moment, 34-vjeçari ndjeu një dhimbje të fortë dhe njëkohësisht përjetoi një sulm paniku. Futbollisti foli menjëherë pas ndeshjes për atë që i ndodhi: “Ndjeva një dhimbje të fortë në pjesën e përparme të kupës së gjurit. Pastaj ndjeva një presion të madh në pjesën e sipërme të barkut. Dhe në të njëjtin moment, pata një sulm paniku. Nuk e di pse më ndodhi, mjeku i kombëtares më kontrolloi, më dha një ilaç dhe gjithçka u kthye në normalitet, kështu që mund të vazhdoja të luaja”. Një situatë që sulmuesi i Interit, ish-lojtar i Bologna dhe West Ham, e shpjegoi edhe në zonën e intervistave: “Papritur pata frikë, u ndjeva keq dhe i trullosur, ndoshta për shkak të dhimbjes shumë të fortë që kisha në gju më herët.” Arnautović e vazhdoi ndeshjen normalisht, një shenjë që tregon se për fat të mirë, pas pak kohësh, sulmi i panikut kaloi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI