Flash

PERPLASJA/ Shehaj i përgjigjet ironisë së Ramës për vizitën në Mar-a-Lago

Lapsi.al 21 March 2025
PERPLASJA/ Shehaj i përgjigjet ironisë së Ramës për
Kryetari i Partisë "Mundësia", Agron Shehaj i ka dhënë sot përgjigje deklaratës së Edi Ramës se vizita e tij në Mar-a-Lago, vilën e Donald Trump, ishte një xhiro e thjeshtë. Sipas Ramës, vizita e Shehajt në vilën e Trump në Miami ishte njësoj sikur kryeministri të shkonte përpara kullës Trump në Nju Jork dhe të shkrepte foto aty. “Ej po ky, e patë atë që thoshte “po ju flas nga Mar-a-lago”. Si me shku unë në Trump Tower në Nju Jork dhe të them “po ju flas nga Trump Tower, mbështetje e plotë e reformës” - tha Rama.  Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj e mori momentin kur Rama hedh akuzën për të dhe i bashkangjit një përgjigje. Shehaj thotë se ka qenë në Mar-a-Lago me ftesë të një senatori amerikan, dhe ka marrë pjesë në një tryezë me senatorë, kongresmenë dhe biznesmenë të fuqishëm pranë administratës "Trump". ©LAPSI.al
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Agron Shehaj (@agronshehaj_)

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI