Flash

Rama fushatë me personazhet e hetuar nga SPAK

Lapsi.al 21 March 2025
Rama fushatë me personazhet e hetuar nga SPAK

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me njësinë nr.2 në Tiranë, për zgjedhjet e 11 Majit.

Ajo që vihet re është se shefi i qeverisë është i rrethuar në këtë takim me socialistë, të cilët kanë probleme me drejtësinë, të cilët i përmend në një postim në facebook edhe gazetarja Klodiana Lala.

Mes tyre deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, burri i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria dhe që është nën hetim nga SPAK.

Arben Pëllumbi, i cili është shpallur investitor strategjik nga qeveria.

Në tavolinën e Ramës është po ashtu edhe drejtori i Bashkisë së Tiranës, Elton Kacidhja, i cili është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK, apo Sonila Qato, për të cilën Prokuroria e Posaçme kërkoi deklarimin fajtore të ish-drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato dhe dënimin e saj me 1 vit burg për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh.

Postimi i gazetares:

Per te qare e per te qeshur!

Kryeministri Rama dje ne darke te Njesia 2. Cfare te shihnin syte.

I rrethuar vetem nga njerez nen hetim nga SPAK.

Ja ti marr me radhe:

Olta Xhaçka, me burrin investitor strategjik nën hetim nga SPAK

Arben Pellumbi kusheri i pare i Oltës dhe ky ka rrëmbyer tani nje zone ne bregdet per investitor strategjik.

Elton Kacidhja, ish-drejtori i Veliajt dhe ky me hyrje dalje ne SPAK per “pune te mire” me shefin nga burgu te ujesjellesi.

Sonila Qato, krah Rames, e hetuar nga SPAK e ne gjykim nga drejtesia

A ka ndonje njeri normal Rama te 2 qe nuk e ka kaluar deren e SPAK, apo keta po moren mandat do shpetojne nga burgu si shefi 😉

Per kandidatet per deputete qe jane nen hetim nga SPAK flasim sonte ne mbremje me kolegun Endri Xhafo:) ne Neës 24

Të këshilluara

Ajola Xoxa del pas rreth një ore nga SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është para...

12:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI