Flash

Rama: Zgjedhjet e 11 majit të lidhura me fatin europian të Shqipërisë

Lapsi.al 21 March 2025
Rama: Zgjedhjet e 11 majit të lidhura me fatin europian të

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në prezantimin e kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës. Rama u shpreh se në këto zgjedhje ka diçka më të rëndësishme se në zgjedhjet e tjera, i cili është fati europian i Shqipërisë.

Kreu i PS tha se për herë të parë Shqipëria ka një mundësi reale dhe aktuale që të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Rama shtoi se Europa po zgjerohet dhe në kuadër të saj vetëm Shqipëria dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen më shpejt. Sipas kryeministrit BE zgjerohet në një kohër kur bota është në një situatë tjetër dhe bllokut i duhet ripozicionim.

Edi Rama: Ka ende punë për të bërë. Në këto zgjedhje ka dicka përtej të gjitha punëve të përditshme. Përtej gjeneratës time dhe gjeneratës sonë. Ka dicka që lidhet drejtpërdrejtë me fatin europian të Shqipërisë. Për herë të parë ne kemi një mundësi reale dhe aktuale që të bëhemi anëtare të BE. Por mund të mos ta kemi pas disa kohësh. Pavarësisht se KE ka konfirmuar se Shqipëria i ka bërë detyra e veta, pavarësisht se ju është kërkuar 27 vendeve ta pranojnë Shqipërinë në BE, një vend ka thënë gjithmonë jo. Ama kurrë më parë nuk e kam dëgjuar atë që kam dëgjuar sot. Dëshirën e tyre që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Kjo nuk ka ardhur se ne kemi bërë mrekulli, ne kemi bërë detyrat tona. Europa po zgjerohet dhe për ketë ka vetëm dy vende që mund të anëtaresohen shpejt Shqipëria dhe Mali i Zi. Për të gjithë ata që ndjekin sado pak lajmet. BE do të zgjerohet se bota është në situatë tjetër, gjerat janë lëkundur dhe duhet ripozicionim.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI