Flash

Aksidenti me 4 viktima, gjykata lë në burg shoferin e betonieres

Lapsi.al 22 March 2025
Aksidenti me 4 viktima, gjykata lë në burg shoferin e betonieres

Aleksandër Krashi, shoferi i betonieres me të cilën u përplas mjeti ku udhëtonin katër të rinjtë që tragjikisht ndërruan jetë, do të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest në burg për 24-vjeçarin, duke pranuar kërkesën e prokurorisë që e akuzon për tre vepra penale, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt dhe largimi nga vendi i aksidentit.

Sipas materialit të referuar nga policia rrugore, shoferi nuk ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimi, ndërkohë që para përplasjes fatale kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Po ashtu prokurori i çështjes ka deklaruar se betonieria nuk kishte dokumentacionet përkatëse.

Nga aksidenti humbën jetën Enejdi Laçi dhe tre pasagjerët në mjetin e tij Erildi Laçi, 20 vjeç, Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lezhë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të...

14:33

Motër e vëlla në Lezhë kapen duke vjedhur

Motër e vëlla kanë vjedhur artikuj të ndryshëm në një parukeri në Lezhë. Sipas policisë ata hynë me forcë gjatës natës. Në pranga u vu 26-vjeçari, ndërsa pro...

10:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI