Flash

Arrestohet 25-vjeçari që ktheu lokalin në ‘lloto’, procedohen babai e i vëllai polic

Lapsi.al 22 March 2025
Arrestohet 25-vjeçari që ktheu lokalin në ‘lloto’,

Një 25-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, është arrestuar në Elbasan. Arrestimi i të riut u bë pasi nga kontrolli i biznesit bar-kafe në pronësi të familjes, i cili rezultonte i palicencuar, u siguruan prova dhe fakte që ata e kishin përshtatur ambientet e këtij biznesi për organizimin e palejuar të lojërave të fatit.

Në këtë hetim janë përfshirë dhe familjarët e tij, vëllai dhe babai me detyrë policë, për të cilët ka nisur procedimi penal. Në një komunikatë zyrtare të policisë së Elbasanit, thuhet se për shtetasin G. D., 28 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Stacionin e Policisë Përrenjas dhe shtetasin H. D., 63 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Peqin, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lezhë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të...

14:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI