Flash

Banorët e Tragjasit në protestë për ujin, kërkojnë takim me Ramën

Lapsi.al 22 March 2025
Banorët e Tragjasit në protestë për ujin, kërkojnë

Banorët e fshatit Tragjas në Vlorë së bashku me banorë të tjerë të ardhur nga Diaspora kanë zhvilluar një tjetër protestë kundër punimeve për marrjen e burimeve të ujit të fshatit, për të furnizuar resortet në Dhërmi.

Ata kanë kërkuar që Bashkia dhe qeveria të rishikojnë projektin, duke paralajmëruar se në të kundërt, protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen.Banorët e Tragjasit janë mbledhur sërish në qendër të fshatit për të protestuar kundër projektit që synon furnizimin me ujë të pijshëm të fshatrave të Bashkisë së Himarës. Kësaj proteste i janë bashkuar edhe banorë të diasporës nga vende si Strasburgu, Çikago, Greqia dhe Italia, të cilët kërkojnë anulimin e projektit. Sipas tyre, burimet ujore të Izvorit nuk janë të mjaftueshme as për banorët e Tragjasit, Radhimës dhe Orikumit, e jo më për furnizimin e fshatrave dhe resorteve turistike të Himarës.

Protestuesit kanë kërkuar që Bashkia dhe qeveria të rishikojnë projektin, duke paralajmëruar se, në të kundërt, protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe avokatja Suela Konxhioni, e cila po ndjek ligjërisht rastin. Ajo ka deklaruar se do të ngrihet një padi kundër institucioneve që kanë firmosur lejen për këtë projekt, duke argumentuar se ka shkelje të rënda ligjore.

Banorët e Tragjasit janë shprehur se nuk do të ndalen me kaq, por do të përshkallëzojnë protestat, madje duke kërkuar edhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lezhë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të...

14:33

Motër e vëlla në Lezhë kapen duke vjedhur

Motër e vëlla kanë vjedhur artikuj të ndryshëm në një parukeri në Lezhë. Sipas policisë ata hynë me forcë gjatës natës. Në pranga u vu 26-vjeçari, ndërsa pro...

10:55

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI