Flash

Berisha: Minimum jetik jo më pak se 200 euro në muaj

Lapsi.al 22 March 2025
Berisha: Minimum jetik jo më pak se 200 euro në muaj

Këtë të shtunë Sali Berisha, kreu i PD, ka zhvilluar një komunikim online me ndjekësit e tij të rrjeteve sociale, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ripërsëriti se nëse fiton zgjedhjet dhe vjen në pushtet, do vendosë minimumin jetik që sipas tij asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj.

“U garantoj që është një premtim, për të cilin kurrë nuk do të më shkonte ndërmend ta përdor për qëllime elektorale. Jo, është një premtim që buron nga thellësitë e shpirtit kur shoh gjendjen e mjerë të shqiptarëve, të pensionistëve shqiptare që merrnin në vitin 2013 pensione të ulëta, por ishin më të lartat në rajon.

Dhe sot malazezi merr një pension 3 herë më të lartë se në vitin 2013, serbi dhe maqedonasi po njëlloj. Po edhe Kosova që ka nisur rrugën e pavarësisë pak vite më parë, shpërblen qytetarët e vet me pensione qartësisht më të larta se Shqipëria.

Jo, do vendoset minimumi jetik që asnjë shqiptar që mos marrë më pak se 200 euro në muaj dhe ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi”, tha Berisha.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lezhë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të...

14:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI