Flash

Dy makina të vjedhura dhe mbi 10 mijë dollarë, arrestohet ‘skifteri’ në Durrës

Lapsi.al 22 March 2025
Dy makina të vjedhura dhe mbi 10 mijë dollarë, arrestohet

Finalizohet operacioni policor i koduar “Custom”, kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për një sërë vjedhjesh, në qytetin e Durrësit.

40-vjeçari Dritan Balla, autor i disa vjedhjeve automjetesh, banesash dhe shumash të konsiderueshme parash, ndërsa sekuestrohen gjatë operacionit edhe dy automjetet e vjedhura nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Custom”.

Si rezultat, u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit D. B., 40 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për disa vjedhje të ndodhura gjatë muajit mars.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet se:• më datë 18.03.2025, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit G. R., në lagjen nr. 7, Durrës;• më datë 19.03.2025, në lagjen nr. 13, Plazh, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases B. Z.;

• më datë 20.03.2025, në Shijak, duke përdorur njërin nga automjetet e vjedhura, ka vjedhur një shumë prej 10 000 dollarësh brenda në automjetin e shtetasit A. H.;• më datë 12.03.2025, në bashkëpunim me shtetasin A. I., 44 vjeç (i arrestuar më parë nga Policia), ka vjedhur sende dhe orendi të ndryshme në banesën e shtetasit I. M.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan dy automjetet e vjedhura nga shtetasi D. B.Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Lezhë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gajush, në “rrugën e Burgut”, në Lezhë duke pësuar dëme të pjesshme. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të...

14:33

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI