Flash

Vidhnin në banesa, arrestohen dy persona në Elbasan

Lapsi.al 22 March 2025
Vidhnin në banesa, arrestohen dy persona në Elbasan

Dy persona janë arrestuar nga policia si autorë të vjedhjes së disa banesave në Peqin. Policia thotë se në pranga kanë rënë 38-vjeçari A.C. dhe 48-vjeçari I. S., pasi dyshohet se kanë kryer të paktën 8 vjedhje në disa banesa në fshatrat e Peqinit përgjatë dy viteve.

38-vjeçari rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Nën hetim janë vënë dy të tjerë, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura. Në kërkim është shpallur edhe një 33-vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Revealed” pas një hetimi disamujor me metoda proaktive.

Zbardhen 8 vjedhje në banesa, të ndodhura përgjatë 2 viteve, sekuestrohen pajisje elektrike, elektronike, sende të ndryshme shtëpiake, televizorë, kondicionerë, biçikleta, orendi shtëpiake, bizhuteri dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 autorë, njëri prej tyre i dënuar më parë për vjedhje.

Procedohen penalisht 2 shtetas, një 49-vjeçar, i cili me mjetin e tij ka transportuar sendet e vjedhura dhe një 65-vjeçare që kishte dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira autorëve një ambient që grumbullonin sendet e vjedhura.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër, që ka përdorur automjetin e tij në mundësimin e vjedhjeve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një hetimi disamujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Revealed".

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. C., 38 vjeç, banues në fshatin Mjekës, Elbasan, i dënuar më parë për të njëjtin krim dhe I. S., 48 vjeç, banues në Durrës, të cilët dyshohen si autorë të 8 vjedhjeve në banesa të pa banuara (ku pronarët jetojnë jashtë shteti), përgjatë 2 viteve, në disa fshatra të Peqinit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

- A. Q., 49 vjeç, banues në fshatin Mjekës, i cili është proceduar penalisht pasi dyshohet se me automjetin e tij ka bashkëpunuar në transportimin e sendeve të vjedhura;

- K. B., 65 vjeçe, që dyshohet se ka pasur dijeni për krimin dhe nuk ka kallëzuar, pasi u kishte dhënë me qira një ambient autorëve që ata e përdornin për grumbullimin e sendeve të vjedhura.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori tjetër i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, shtetasi B. H., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka përdorur automjetin e tij për mundësimin e vjedhjeve. Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit.

Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan 4 televizorë, 5 kondicionerë, 6 biçikleta, orendi shtëpiake, pajisje të ndryshme elektronike dhe elektrike, bizhuteri, fishekë luftarak dhe 1 automjet i përdorur nga autorët për mundësimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

Të këshilluara

Ajola Xoxa del pas rreth një ore nga SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur sërish paraditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme. Xoxa është para...

12:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI