Flash

Berishës i dhurojnë shishen e shampanjës dhe një dorezë boksi në Napoli

Lapsi.al 23 March 2025
Berishës i dhurojnë shishen e shampanjës dhe një dorezë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u mirëprit ditën e sotme në një takim në qytetin e Napolit nga Kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, Nënkryetari Pasquale Salzillo, Këshilltari Domenico Moriello në biznesin e afaristit shqiptar, Kujtim Potja.

Gjatë këtij takimi, Berisha foli për situatën e emigracionit në Shqipëri, duke thënë se në periudhën 2014-2022, janë larguar rreth 1.9 milionë shqiptarë, ose 45% e popullsisë, një shifër që ilustron largimin masiv nga vendi gjatë dekadës së fundit. Lideri demokrat tha se kjo ka ndodhur nën qeverisjen e Edi Ramës dhe se Shqipëria ka humbur një pjesë të madhe të popullsisë së saj.

Berisha theksoi se Shqipëria ka pasuri të mëdha natyrore dhe mundësi të mëdha zhvillimi, por për shkak të qeverisjes aktuale, shumë shqiptarë janë detyruar të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Kryetari i Opozites u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë ndryshime të thella në sistemin politik të Shqipërisë dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët, duke luftuar për një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Në shenjë simbolike të këtij takimi, Kujtim Potja, afaristi shqiptar, i dhuroi Kryetarit të PD, Sali Berisha dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij. Po ashtu, Potja i dhuroi Berishës edhe një shampanjë me premtimin se "do ta hapë në fitoren e 11 majit".

Berisha u shpreh se është i lumtur që ndodhet në Napoli, ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë, dhe se PD-ja do të bëjë gjithçka që është e mundur për të kontribuar në ruajtjen e kulturës dhe identitetit kombëtar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI