Flash

Gratë që provonin ushqimin e Hitlerit/ Filmi që po shkakton polemika

Lapsi.al 23 March 2025
Gratë që provonin ushqimin e Hitlerit/ Filmi që po shkakton

Hani dhe shpresoni. Për të mos vdekur. Historia është ajo e bërë e njohur në vitin 2012 nga Margot Wölk, pak para se të vdiste në moshën 95-vjeçare. Ishte një grup vajzash gjermane të detyruara të shijonin, për drekë dhe darkë, pjatat që Adolf Hitleri do të hante më vonë i strehuar në “Strofkën e Ujkut”. Paranoja ishte në nivelet e saj më të larta se dikush mund të përpiqej të helmonte Fyhrerin.

Wölk ishte e vetmja që i mbijetoi luftës mes e atij grupi të grave që ishin rekrutuar nga SS. Ishin 10 prej tyre në atë tryezë tmerri që u zbuluan në romanin “Shijueset” që Rosella Postorino shkroi në 2018-n e frymëzuar nga ajo histori. Ato gra janë 7 në filmin me të njëjtin emër që regjisori Silvio Soldini realizoi më pas dhe që do të shfaqet në kinematë italiane më 27 mars.

Le assaggiatrici - Rosella Postorino - Feltrinelli Editore

Publikimi i filmit nuk ka kaluar pa polemika politike pasi në Itali qeveris Giorgia Meloni, kryeministre e një partie të konsideruar si ekstremisht e djathtë, në Gjermani, kancelarja Angela Merkel është një kujtim mjaft i largët dhe partia post-naziste AfD ka pësuar një rritje të ndjeshme.

“Vendosja kohore dhe hapësinore është periudha naziste. Kjo është skena në të cilën zhvillohet kjo histori, por nëse do të ndryshonin uniformat dhe datat dhe do të deklarohej se jemi në vitin 2078, nuk mendoj se historia do të ishte ndryshe” – thotë regjisori i filmit.

Le assaggiatrici - Film (2025) - MYmovies.it

“Është një reflektim mbi mundësinë e rrëshqitjes në krim pa e zgjedhur atë” – shton ai.

Soldini rrëfen se pati disa të dridhura kur hasi në frazën e Hitlerit për të "falënderuar" Providencën Hyjnore për shpëtimin e jetës së tij pas atentatit të Von Stauffenberg më 20 korrik 1944, kaq e ngjashme me frazën e Trump më 13 korrik 2024: "Ai falënderoi Zotin gjatë fushatës së tij “Ta bëjmë Amerikën sërish të madhe.” Çfarë mund të them?" – buzëqesh Soldini. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI