Flash

Kthesa e motit/ IGJEO: Parashikohen shtrëndata në 3 qarqe të vendit

Lapsi.al 23 March 2025
Kthesa e motit/ IGJEO: Parashikohen shtrëndata në 3 qarqe të

Vendi ynë do të ndikohet këtë të diel nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Instituti i Gjeoshkancave njofton se sot pasdite (e diel, dt. 23) dhe nesër (e hënë, dt. 24) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës.

Reshjet ne nivel mesatar do të ketë në qarqet Dibër, Lezhë, dhe Elbasan të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Të dielën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 14 / 19 °C, në vendet e ulëta: 16 / 20 °C dhe në vendet malore: 9 / 13 °C. Sot pasdite era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

May be a graphic of map and text 

Pas pezullimit të lundrimeve në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e ngjashme janë ndërmarrë edhe për portin e Durrësit. Tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të operojnë sot, por nesër, më 23 mars, do të ketë një pezullim të lundrimit për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara dhe dallgëve të larta të detit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, pas analizimit të parashikimeve hidrometeorologjike, është vendosur që të gjitha lundrimet të pezullohen për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit, të cilat mund të lundrojnë vetëm pas datës 25 mars 2025, kur pritet përmirësimi i kushteve.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare specifikon se pezullimi do të hyjë në fuqi nesër nga ora 06:00 e mëngjesit dhe përfshin të gjithë sektorin e detarisë, duke përfshirë mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Po ashtu, për tragetet në linjën Durrës-Bari-Durrës, do të rikthehen operimet vetëm më 25 mars, ndërkohë që tragetet e linjës Ankona-Durrës-Ankona dhe Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojnë të operojnë pa ndërprerje.

Në njoftim, gjithashtu theksohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë do të anulojnë lundrimet deri pas orës 22:00 të datës 24 mars 2025, kur moti pritet të përmirësohet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI