Flash

Nations League: Gjermania lë jashtë Italinë. Kualifikohen Portugalia, Spanja e Franca

Lapsi.al 23 March 2025
Nations League: Gjermania lë jashtë Italinë. Kualifikohen

Eliminohet nga Nations League, Italia e Spallettit pas ndeshjes së çmendur në Dortmund. Të kaltrit barazuan 3-3 duke rikuperuar në pjesën e dytë disavantazhin e trefishtë. Një ndeshje me dy fytyra të kundërta. Dominoi Gjermania në pjesën e parë që u mbyll 3-0 dhe Azurrët pas pushimit. Avantazhi gjerman erdhi me Kimmich pas një 11-metërshi në minutën e 30'. Shifrat u dyfishuan nga Musiala në minutën e 36', ndihmuar nga një gabim kolektiv i Italisë. Para pushimit erdhi edhe goli i tretë nga Kleindienst. Skenar i kundërt pas kthimit nga dhomat e zhveshjes. Dy golat e Kean (49' dhe 69') e rikthyen Italinë në lojë. Ndërsa 11-metërshi i Raspadorit në të 95'-ën barazoi rezultatin, por pa sukses.

Në ndeshjet e tjera të Nations League, për të përcaktuar ekipet e kualifikuara, u deshën shtesat dhe penalltitë.

Portugali-Danimarkë

Francisco Trincão u shfaq si heroi i Portugalisë në një ndeshje plot emocione. Cristiano Ronaldo ishte në qendër të vëmendjes pasi humbi një penallti. Por më pas shënoi një gol në pjesën e dytë. Megjithatë, goli i Trincão që e dërgoi ndeshjen në shtesa ishte kyç. Ai shënoi sërish menjëherë pas fillimit të shtesave, dhe i dha Portugalisë avantazhin 4-2. Gonçalo Ramos vulosi shifrat 5-2, duke siguruar kalimin e luzitanëve në fazën tjetër të Nations League.

Spanjë-Holandë

Ndeshja mes Spanjës dhe Holandës ishte një tjetër spektakël. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, dy ekipet përsëritën të njëjtin rezultat edhe në 90 minutat e ndeshjes së dytë. Në shtesa, Jamal shënoi një gol fantastik që e çoi Spanjën në avantazh. Por Holanda iu përgjigj me një gol të Xavi Simons. Ndeshja shkoi në penallti për të përcaktuar fituesin. Dhe Spanja doli triumfuese me rezultatin 5-4, duke siguruar kalimin në gjysmëfinalet e turneut.

Francë-Kroaci

Deschamps do të ketë mundësinë të hakmerret për humbjen 2-1 në gjysmëfinalen e Evropianit. Kjo falë suksesit në penallti ndaj Kroacisë. Gjatë kohës së rregullt, ndryshimi i ndeshjes erdhi në pjesën e dytë. Ishte Olise-n që bëri diferencën. Lojtari i Bayern Munich shënoi golin e parë në minutën e 52', Dhe, kur përpjekjet dukeshin të kota, ai gjithashtu dha asistimin për Dembélé. Ky i fundit në minutën e 80' përmbysi disavantazhin dhe barazoi 2-0 të ndeshjes së parë. Gjatë shtesave, edhe Kolo Muani i Juventusit hyri në lojë, por loja kaloi në penallti. Nga 11 metra gabuan Baturina dhe Ivnaovic. Kështu që Theo Hernandez pati mundësinë të mbyllte llogaritë, por e dërgoi topin jashtë. Më pas ishte Maignan që shpëtoi në penalltinë e Stanisic, duke i dhënë mundësinë e fitores Francës. Upamecano nuk gaboi dhe bëri që Saint-Denis të shpërthente në festë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI