Flash

Hakerat zbulojnë sekretin e Putin, në ADN e tij ka prejardhje nga Kosova

Lapsi.al 24 March 2025
Hakerat zbulojnë sekretin e Putin, në ADN e tij ka prejardhje nga

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur sekret ADN-në e tij për dekada, por sipas gjermanes Bild identiteti i tij gjenetik është zbuluar pasi një grup hakerësh ka arritur të hyjë në kompjuterin e kushëririt të tij të dytë.

Sipas informacioneve të Bild, ky i fundit kishte bërë një test të ADN-së në dhjetor 2022 dhe me sa duket kishte ruajtur rezultatet në kompjuterin e tij duke përdorur një fjalëkalim jo shumë të sigurt.

Gjyshërit e Putinit thuhet se kanë qenë stërgjyshërit e këtij kushëriri– i quajtur Mikhail Putin (58 vjeç). Sipas Bild, të dy kanë një ngjashmëri gjenetike prej 6.25 përqind.

Mikhail dhe Vladimir të dy mbajnë të njëjtin haplogrup mashkullor Y – domethënë të njëjtin mutacion në kromozomet e tyre Y – sepse ata kanë një paraardhës të përbashkët në linjën atërore.

Përveç kësaj, ADN-ja e nipit thuhet se i përket haplogrupit të rrallë E-V13. Haplogroup E-V13 e ka origjinën rreth 10,000 deri në 20,000 vjet më parë dhe gjendet kryesisht në Evropën Jugore dhe në Ballkan, ku trashëgohet përmes linjës mashkullore. Ky varg gjenesh e ka origjinën në Kosovën e sotme, me Bild që ngre pyetjen nëse presidenti rus ka një prejaardhje gjenetike të familjes së tij nga Kosova e sotme.

Për më tepër, ADN-ja thuhet se tregon një rrezik në rritje të kancerit të prostatës. Gjithashtu raportohet se i afërmi i Putin është gjenetikisht i prirur ndaj paranojës sipas gjenetikës së tij, por nëse kjo vlen edhe për Putinin, mbetet e hapur.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI