Flash

Pse Juventus shkarkoi teknikun Thiago Motta: përplasje me Drejtorin Sportiv Giuntoli

Lapsi.al 24 March 2025
Pse Juventus shkarkoi teknikun Thiago Motta: përplasje me Drejtorin Sportiv

Juventus vendosi të shkarkojë teknikun Thiago Motta dhe t’i besojë pankinën Igor Tudor (të paktën) deri në qershor. Vendimi u mor pas disa ditësh vlerësimesh dhe një takimi me ish-trajnerin e Bolognës, i cili u pasua nga miratimi i pronësisë bardhezi për ndryshimin e drejtimit, me synimin për të shpëtuar sezonin, duke siguruar kualifikimin në Champions League, një objektiv vendimtar për të ardhmen e klubit.

Sipas raportimeve, takimi mes drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli dhe Thiago Motta nuk ndihmoi aspak për të gjetur një marrëveshje për të ardhmen, madje pati përplasje të forta verbale.

Arsyet pse Juventusi shkarkoi teknikun Thiago Motta

Më shumë se humbjet e rënda ndaj Atalantës dhe Fiorentinës, ajo që e shqetësoi më shumë Juventusin ishte qëndrimi i ekipit. Skuadra dukej e paaftë për të reaguar, gjë që nxori në pah vështirësitë e trajnerit për të përcjellë idetë e tij. Motta i qëndroi fort vizionit të tij, pa bërë asnjë hap pas, duke krijuar konfuzion mbi rolet, duke marrë vendime të forta dhe duke lënë jashtë formacionit disa lojtarë në mënyrë të papritur. Në fund, ai mbeti i bindur për punën e tij, pavarësisht se rezultatet dhe loja ishin gjithnjë e më shqetësuese, me shanset për Champions League që sa vinin e zvogëloheshin.

Takimi i tensionuar mes Giuntoli, Motta dhe Scanavino

Një tjetër faktor ishte mungesa e fleksibilitetit të teknikut Motta, një shqetësim i konfirmuar nga bisedat mes drejtuesve dhe lojtarëve, të cilët treguan se trajneri nuk e kontrollonte plotësisht dhomën e zhveshjes. Në këtë kontekst, takimi mes drejtorit Giuntoli, teknikut Motta dhe administratorit të deleguar Scanavino përfundoi në një dështim total, duke përshpejtuar vendimin për shkarkimin e tij.

Sipas Gazzetta.it, gjatë këtij takimi janë përdorur fjalë të ashpra, me drejtorin Giuntoli të irrituar nga paaftësia e skuadrës për të reaguar dhe për të luajtur futboll të organizuar. Kjo situatë ishte fotografia më e qartë e krizës së Thiago Motta. Ai u informua për shkarkimin përmes një telefonate, ndërsa ndodhej në Portugali.

Drita jeshile për Tudor dhe plani i Juventus

Pas këtij vendimi, Elkann dhe pronarët e klubit i dhanë dritën jeshile Igor Tudor, i cili rikthehet për herën e tretë te Juventus – fillimisht si lojtar, më pas si ndihmës i Andrea Pirlo dhe tani si trajner i parë. Objektivi i tij kryesor do të jetë kualifikimi në Champions dhe rikthimi i ekuilibrit në ekip.

Lexo më tej: Thiago Motta përshëndet Juventusin: “Momente intensive, falënderoj klubin e lojtarët”

Tudor ka firmosur një kontratë tremujore, me mundësinë e zgjatjes deri në 2026, por vetëm nëse siguron vendin në Champions. Megjithatë, Juventusi synon ndryshime të mëdha në verë, duke vlerësuar trajnerë të tjerë si Roberto Mancini dhe Stefano Pioli. Plani është të vazhdohet me një projekt të bazuar në një skuadër të re, me pak afrime të reja, por të aftë për të luftuar për objektiva madhorë – një vizion që fillimisht ishte menduar për teknikun Thiago Motta, por që nuk funksionoi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI