Flash

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Coverciano ndan çmimet, askush si Inzaghi: Pankina e Artë shkon për teknikun zikaltër

Lapsi.al 25 March 2025
Coverciano ndan çmimet, askush si Inzaghi: Pankina e Artë shkon
Simone Inzaghi ka fituar edicionin e 33-të të Pankinës së Artë, duke u votuar nga kolegët si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar. Tekniku i Interit mori 26 vota, përpara Gian Piero Gasperinit, i cili u rendit i dyti me 14 vota, dhe Vincenzo Italianos, i treti me 4 vota. Trajneri i Atalantës, Gasperini, u ngushëllua me Pankinën e Artë Speciale për triumfin në Europa League. Ndërkohë, Pankina e Argjendtë për trajnerin më të mirë të Serie B shkoi për Fabio Pecchia, për punën e tij me Parmën, ndërsa për Serie C u vlerësua Guido Pagliuca për sezonin e tij të shkëlqyer me Juve Stabia.

INZAGHI: “E NDAJ FITOREN ME LOJTARËT E MI”

Simone Inzaghi foli pas triumfit në Pankinën e Artë, një çmim që erdhi pas fitimit të titullit kampion me Inter: “Është një nder të vlerësohem nga kolegët dhe të marr një çmim kaq prestigjioz në Coverciano. E ndaj këtë vlerësim me stafin tim dhe lojtarët, sepse gjatë këtyre katër viteve kanë dhënë gjithmonë maksimumin dhe nuk është e lehtë duke luajtur kaq shpesh. Nuk harroj as drejtuesit dhe pronarët e klubit, si dhe familjen time që më ka mbështetur gjithmonë”. Duke folur për fazën përfundimtare të sezonit, trajneri zikaltër u shpreh: “Na presin tre muajt e fundit, me shumë ndeshje të rëndësishme. Do të jetë emocionuese, sepse çdo tre ditë do të kemi sfida të vështira, si në Itali, ashtu edhe në Europë. Por ne donim të ishim në këtë pozitë dhe do ta luajmë me entuziazëm dhe dëshirë të madhe”. Sa i përket situatës së sulmuesve Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, që kanë pasur shqetësime fizike, Inzaghi tha: “Po punojnë për t’u rikuperuar. Thuram ka kaluar një javë trajtim për një problem në kyçin e këmbës dhe shpresojmë që nesër të stërvitet me grupin. Për Lautaron do të duhet pak më shumë durim, por rikuperimi po ecën mirë dhe shpresojmë ta kemi sa më shpejt”.

GASPERINI, NJË MESAZH PËR THIAGO MOTTA

Gian Piero Gasperini u rendit i dyti në votim, por mori Pankina e Artë Speciale për triumfin në Europa League me Atalantën: “Këto rezultate janë fryt i punës së trajnerit, por edhe i klubit dhe stafit. Pas kësaj fshihet edhe një qytet i tërë, më kujtohet gëzimi i Bergamos pas një rrugëtimi fantastik që nuk e prisnim, por që e ndërtuam hap pas hapi. Ky trofe nuk më ka ndryshuar, fitorja më e madhe për një trajner është të përmirësojë lojtarët e tij çdo ditë”. Më pas, Gasperini shprehu një mesazh mbështetjeje për Thiago Motta, pas shkarkimit të tij nga Juventus: “Kur një trajner është në vështirësi, shpesh përballet me një gjykim të ashpër nga media, dhe kjo nuk më pëlqen. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë trajnerët që kalojnë periudha të vështira, dhe në veçanti për Thiagon në këtë moment”.

PECCHIA: “FALËNDERIM EDHE PËR ATA QË NUK BESUAN TEK UNË”

Fabio Pecchia fitoi Pankina e Argjendtë për punën e tij me Parmën në Serie B, duke e rikthyer ekipin në elitën e futbollit italian: “Falënderoj të gjithë lojtarët e mi, por edhe trajnerët me të cilët kam punuar gjatë karrierës. Sigurisht, falënderoj edhe drejtuesit, madje edhe ata që nuk patën durim apo besim tek unë kur gjërat u bënë të vështira”.

ÇMIMET E EDICIONIT 33

• Panchina d’Oro: Simone Inzaghi (Inter) • Vendi i dytë: Gian Piero Gasperini • Vendi i tretë: Vincenzo Italiano • Panchina d’Argento (Serie B): Fabio Pecchia (Parma) • Vendi i dytë: Paolo Vanoli • Vendi i tretë: Vincenzo Vivarini • Panchina d’Oro (Serie C): Guido Pagliuca (Juve Stabia) • Vendi i dytë: Davide Possanzini • Vendi i tretë: Mimmo Toscano • Panchina d’Oro Speciale: Gian Piero Gasperini • Panchina d’Oro Speciale për karrierën: Carlo Ancelotti • Çmimi Mino Favini: Francesco Palmieri (Sassuolo)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI