Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Erion Veliaj paguan 300 mijë dollarë kapar për të shpëtuar lëkurën në SHBA

Lapsi.al 25 March 2025
Erion Veliaj paguan 300 mijë dollarë kapar për të

Nga qelia e burgut në Durrës, ku ndodhet prej 10 shkurtit, kryebashkiaku i Tiranës ka nisur një operacion të shtrenjtë shpëtimi. Me një kontratë të firmosur më 1 mars me studion ligjore Kasowitz Benson Torres, dhe të publikuar më së pari nga Kapitali.al, Veliaj ka vendosur të luftojë ndalimin e tij nga SPAK jo vetëm në gjykatat shqiptare, por edhe në korridoret e pushtetit në SHBA. Kostoja? Një kapar prej 300 mijë dollarësh, të cilin nuk e ka paguar vetë, por vëllai i tij, Arbër Veliaj, siç rezulton në dokumentet e publikuara në regjistrin FARA të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

SPAK po heton kompaninë ONE për lidhje korruptive me Veliajn

Por çfarë ka blerë saktësisht Veliaj me këtë shumë marramendëse?

Kontrata parashikon një “këshillë ligjore, mediatike dhe strategjike në lidhje me ndalimin e Erion Veliajt nga autoritetet shqiptare”. E përkthyer në gjuhën e thjeshtë: një përpjekje për të ndërhyrë, me mjete të ligjshme e të tjera, për ta nxjerrë nga burgu.

Por misioni i studios nuk mbaron me ligjin. Dokumenti hap qartësisht derën e lobimit në SHBA:

“Shërbimet mund të përfshijnë potencialisht komunikime në emër të klientëve me Departamentin e Shtetit të SHBA-së dhe agjenci të tjera në Degën e Ekzekutivit dhe në disa raste marrëdhëniet me publikun në lidhje me sundimin shqiptar të ligjit dhe qeverinë shqiptare.” thuhet në kontratë.

[caption id="attachment_989502" align="alignnone" width="748"]Pjesë nga kontrata e lobimit të Veliajt në SHBA Pjesë nga kontrata e lobimit të Veliajt në SHBA[/caption]

Pra, nëse dikush pyet çfarë e lidh SPAK-un me Departamentin e Shtetit, përgjigjja është e thjeshtë: një faturë deri në 1950 dollarë për orë.

Sepse aq paguhet Daniel J. Fetterman, avokati kryesor i çështjes sipas kontratës. Dy të tjerët në ekipin e tij janë Brian S. Choi me një tarifë 1275 $ në orë, dhe Richard Pinal, më modest – vetëm 500 $ në orë.

Ndërkohë, më 10 mars, në qelinë e Durrësit shfaqet një tjetër figurë: Joshua Robert, avokat i studios amerikane, i cili, pavarësisht përpjekjes për të marrë pjesë në seancën për masën e sigurisë një ditë më pas, u ndalua me vendim të GJKKO-së.

Në dalje, ai doli publikisht për të denoncuar arrestimin e klientit të tij si një atentat ndaj demokracisë në stilin amerikan:

“Në Amerikë, sipas Kushtetutës dhe ligjit, akuzat dhe veprat penale ngrihen në bazën e një shkaku të arsyeshëm kur të jetë kryer një krim. Gjithashtu, ndalimi i qytetarëve para gjykimit ndodh vetëm nëse ata paraqesin rrezik arratisjeje ose rrezik për shoqërinë. Ndikimet e caktuara në afat dhe pa akuza penale dhe kriteret për rreziqe për politikanët janë në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe demokracinë në SHBA,” deklaroi avokati Roberts.

Arrest në burg: Çfarë përfiton Edi Rama nga izolimi i Erion Veliajt

Macja që ha minjtë e vet/ Si po mburret Rama me arrestimet e Veliajt, Kokës, Dakos etj

Por çështja është se Roberts nuk është i përfshirë zyrtarisht në kontratë si avokat kryesor i Veliajt. Ai është më shumë si “ambasador i çështjes”, ndërsa loja e vërtetë bëhet në zyrat me tarifë të kripur të Kasowitz-it.

Kontrata është gjithsesi elastike: nëse shërbimet e kryera kushtojnë më pak se kapari, diferenca do t’i kthehet sërish Veliajt. Por kush beson se tre avokatë me tarifa mesatare 1300 $ në orë do të mbyllin punë për më pak se 300 mijë dollarë, duhet të ketë studiuar buxhetin e bashkisë, jo të një firme të elitës ligjore në SHBA.

Interesante është se para tij, lobimin në SHBA e ka tentuar si rrugë shpëtimi edhe Saimir Tahiri me 20 mijë dollarë, Adriatik Llalla me 10 mijë dollarë dhe Arben Ahmetaj me 150 mijë dollarë. Kjo e Veliajt është shuma më e madhe e paguar deri tani përtej oqeanit. Mbetet për t’u parë nëse telashet me drejtësinë shqiptare do të zgjidhen me një kurë amerikane./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI