Flash

Everton, stadiumi i ri i Brojës: ndalohet ngjyra e kuqe edhe ketchupi do të jetë blu!

Lapsi.al 25 March 2025
Everton, stadiumi i ri i Brojës: ndalohet ngjyra e kuqe edhe ketchupi do

Premier League është gati për një tjetër risi të madhe sa i përket stadiumeve të klubeve të kampionatit. Everton, ku aktualisht luan sulmuesi i Kombëtares Armando Broja, është gati të braktisë Goodison Park për një impiant të ri. Ai do të jetë stadiumi i tetë më i madh në Premier League dhe çdo detaj është menduar për të ushqyer rivalitetin historik me Liverpool-in, duke ndaluar plotësisht ngjyrën e kuqe.

Lamtumirë Goodison Park

Duke filluar nga sezoni i ardhshëm, Evertoni do të luajë në një stadium të ri me 52.888 vende, i cili do të bëhet kështu stadiumi i tetë më i madh në Angli.

Everton Stadium, i ndërtuar në molin Bramley-Moore Dock, do të zëvendësojë historikun Goodison Park, i cili për më shumë se 130 vjet ka qenë shtëpia e “Toffees”. Që nga viti i largët 1892, klubi ka zhvilluar ndeshjet e tij në shtëpi në një nga fortesat më tërheqëse të futbollit anglez.

Një zgjedhje e pazakontë

Nëse ky transferim shënon fillimin e një epoke të re për Evertonin, një gjë do të mbetet e pandryshuar: rivaliteti historik me Liverpool-in, i cili në stadiumin e ri do të ketë një simbolikë edhe më të fortë. Për të theksuar më shumë identitetin e klubit, çdo referencë ndaj ngjyrës së kuqe – simbol i rivalëve – do të eliminohet, përfshirë mobiliet dhe madje edhe ketchupi në pikat e ushqimit, i cili do të zëvendësohet me një variant blu, sipas raportimeve të Sky Sport.

Lexo më tej: Broja, i pafat apo i brishtë? Historia e dëmtimeve të yllit të munguar të Shqipërisë

Një gjest provokues? Ndoshta. Por një gjë është e sigurt: Derby i Merseyside nuk do të humbasë as edhe një fije nga intensiteti i tij. Përkundrazi, është gati të shkruajë një kapitull të ri të historisë së tij të zjarrtë – edhe me anë të ngjyrave.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI