Flash

Rrjedhja e planit të sulmit në Jemen, Trump: Ishte gabim por jo serioz

Lapsi.al 25 March 2025
Rrjedhja e planit të sulmit në Jemen, Trump: Ishte gabim por jo serioz

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dhënë reagimin e tij të parë për rrjedhjen aksidentale të inteligjencës ushtarake amerikane, kryeredaktorit të Atlantic, Jeffrey Goldberg.

Trump tha për mediat amerikane se Goldberg ishte "një turp" dhe se prania e tij në zinxhirin "Signal" nuk kishte "fare ndikim". I pyetur se si ai u shtua në bisedë, Trump tha se ishte një nga punonjësit e Mike Waltz që kishte numrin e tij atje.

Kur e pyet nëse ai kishte ende besim te Waltz, Trump e pohoi dhe tha se "Michael Waltz ka mësuar një mësim dhe ai është një njeri i mirë".

Ai shprehu besimin në ekipin e tij dhe mbështeti komentet e sekretarit të mbrojtjes së SHBA-së Pete Hegseth se kjo nuk është në thelb një çështje. Trump u shpreh se kjo situatë ishte i vetmi defekt në dy muaj dhe nuk ishte gjë serioze.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI