Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Rama: Lista e opozitës për Shkodrën është qesharake

Lapsi.al 26 March 2025
Rama: Lista e opozitës për Shkodrën është qesharake

Kryeministri Edi Rama u shpreh në takimin me kandidatët socialistë se PS do të bëjë shumë për Shkodrën, pasi sipas tij është lënë mbrapa.

Rama gjatë fjalës së tij, nuk la pa komentuar edhe listën e opozitës në këtë qark, të cilën e cilësoi si qesharake. Më tej shtoi se Shkodra ishte vendi që dikur përfaqësonte çfarë ishte këneta.

Teksa po ironizonte kandidatët demokratë në Shkodër, Rama tha se përjashtim nga "lista e kënetës" bën deputetja Greta Bardelin për të cilën u shpreh se gëzon respekt.

“Kemi bërë një tranfuzion të gjakut në PS. Në këtë skuadër janë edhe ata që me siguri do të jenë pjesë e asaj stafete që do të kalojë në duart e një gjenerate tjetër. Unë besoj shumë që ajo që filluam me Benetin që rezultoi histori suksesi, duke i dhënë Shkodrës mundësinë të zgjedhë, përtej llogoreve partiake, është sot edhe në këtë skuadër.

Ka njerëz që vijnë nga një rrugë e gjatë me PS, nga një rrugë e nisur me PD, njerëz që vijnë nga emigracioni, eksperiencat e ndryshme, apo ëndrrat e pasionet deri dhe tek më të rinjtë fare të Shkodrës që janë të përfaqësuar. Ne duam të bëjmë shumë për Shkodrën sepse është lënë shumë mbrapa. Jemi në një betejë me një prapambetje të madhe. Kemi ndryshuar Malësinë e Madhe, Pukën, Fushë Arrëz, Vaun e Dejës. Duke vendosur Shkodrën në qendër do të ndryshojnë të gjitha. Do e mbështesim Shkodrën me projekte madhore, që tek hekurudha Durrës-Prishtinë që do cekë Shkodrën deri tek projektet e vogla në dukje, por shumë domethënëse.

Por na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, socialistëve dhe demokratëve të Shkodrës që janë rikthyer sërish tek disa personazhe që të vjen zor t’i përmendësh emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë. Nëse ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se ca është këneta, ka qenë Shkodra deri para se Beneti të vinte këtu. Kartëvizita e kënetës është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto vetëm një person që është zonja që është në parlament për të cilën kam respekt. Të tjerët janë personazhe qesharakë, groteskë. S’ka lidhje me çfarë i duhet Shkodrës, Shqipërisë dhe ca i duhet të gjitha shtresave dhe kategorive, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI