Flash

Vrau rumunin me thikë, kapet shqiptari i dënuar me 22 vite burg në Itali

Lapsi.al 26 March 2025
Vrau rumunin me thikë, kapet shqiptari i dënuar me 22 vite burg

Një 36-vjeçar është arrestuar nga karabinierët e Fermos pasi rezultonte i dënuar për vrasjen e një rumuni, e cila ndodhi në një kontekst rivaliteti të lidhur me trafikun e drogës.

Karabinierët njoftuan operacionin ndaj të kërkuarit, që akuzohet për ngjarjen e rëndë të ndodhur në muajin shkurt të vitit 2020.

Shqiptari kishte qenë më parë i dënuar me 2 vite burgim për trafik droge. Kurse tani do i duhet të vuajë edhe 22 vite izolim për krimin e vrasjes.

Krimi dyshohet se ka zanafillën për prishjen e pazareve të drogës dhe kontrollin e biznesit ilegal mes Fermos dhe Porto Sant'Elpidio. Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë.

Viktima, gjithashtu një person me precedentë penalë, kishte plagë të shumta me thikë në shpinë.

Hetimet, të cilat filluan menjëherë pas vrasjes, ishin veçanërisht komplekse dhe përfshinin përdorimin e teknikave të avancuara të hetimit. Karabinierët analizuan regjistrimet e kamerave të vëzhgimit me video, të dhënat telefonike dhe hetuar lidhjet mes viktimës dhe autorit të dyshuar. Falë këtyre hetimeve të imtësishme u bë e mundur kapja e autorit të krimit, i cili pak pas krimit ishte zhdukur duke u larguar nga qyteti.

Një bashkëpunim i rëndësishëm ndërkombëtar me autoritetet shqiptare, nëpërmjet Shërbimit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, ka lejuar që i arratisuri të gjendet fillimisht në Shqipëri dhe më pas, me kthimin e tij në Itali për arsye shëndetësore dhe familjare, në provincën e Fermos, u bë edhe arrestimi, informon media italiane.

Pas ndalimit ai u dërgua në burgun e Fermos, ku tashmë do të duhet të vuajë dënimin përfundimtar me më shumë se dy dekada burgim.

Të këshilluara

Greqia rrit pagën minimale në 880 euro

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen e pagës minimale nga 830 euro në 880 euro, ndërsa tha se synon që në fund të mandatit 4 vjeçar p...

19:46

Berisha sfidon Ramën në debat televiziv

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në debat televiziv. Gjatë konferencës për shtyp nga selia blu, Berisha tha se Rama është fshehur dhe nuk...

14:29

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI