Flash

Arbitri e anulon, VAR e aprovon: Teuta mposht 1-0 Skënderbeun mes polemikave

Lapsi.al 27 March 2025
Arbitri e anulon, VAR e aprovon: Teuta mposht 1-0 Skënderbeun mes

Teuta ka rikthyer fitoren në kampionat në momentin më vendimtar, duke triumfuar minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut në “Niko Dovana”. Një sfidë e rëndësishme për mbijetesën, ku ekipi durrsak arriti të sigurojë tre pikë thelbësore, duke u larguar nga zona e fundit e renditjes.

Takimi u vendos nga një gol i shënuar nga Toma në minutat e para të ndeshjes, një moment që shkaktoi polemika. Fillimisht, arbitri e anuloi për një faull të mundshëm, por pas rishikimit në VAR, goli u konfirmua si i rregullt, duke ndezur protesta nga ana e ekipit korçar. Ernest Gjoka, tekniku i bardhekuqve ka treguar çfarë ndodhi me të tijtë: “Ishte një ndeshje e vështirë, mos ardhja e golit ishte çështje nervozizmi, as skuadra nuk pati atë qartësinë e vet përpara portës. Kur nervozohesh edhe lodhesh, kur nuk e ke kokën të qetë kjo ndodh. Në pjesën e parë u munduam të bëjmë atë që kishim përgatitur, ndonjëherë doli ndonjëherë jo. Duke pas parasysh se Teuta po u mbronte me 10 lojtarë, u munduam të bëjmë zgjedhjet tona alternative, por as ato nuk dolën”.

[video width="646" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e579d94981f.mp4"][/video]

Pas këtij episodi, loja u karakterizua nga kujdesi i dy skuadrave, të cilat nuk arritën të krijonin shumë raste të rrezikshme për shënim. Në fund, Teuta mbrojti avantazhin dhe siguroi një fitore që i jep një shtysë të madhe në luftën për mbijetesë, ndërsa Skënderbeu mbetet në fund të tabelës. “Kishim një ngërç psikologjik dhe shumë të tensionuar sot - tha tekniku i bregdetarëve Bledar Hodo -. E rëndësishme ishte të fitonim dhe shpresoj që të kemi vazhdimësi në këtë lloj situate. Pjesën e parë kishim përgatitur një presion ultra ofensiv, por Skënderbeu nuk e luajti për asnjë moment topin pas".

Lexo më tej: Penalltia e parë pas 31 javësh, Domgjoni e humb: Partizani disfatë dramatike në derbi

Me këtë sukses, durrsakët ngjiten në vendin e shtatë me 33 pikë, në të njëjtin nivel me Laçin e Bylis, ndërsa Tirana i ndjek nga pas me 32 pikë në vendin e nëntë. Skënderbeu, ndërkohë, mbetet në pozicionin e fundit me 30 pikë dhe me shpresa të pakta për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI