Flash

BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për Kosovën dhe Serbinë nga Plani i Rritjes

Lapsi.al 27 March 2025
BE: Në këtë fazë s’ka para-financim për

Kosovës dhe Serbisë nuk do t’iu ndahen të holla tani për tani në fazën e para-financimit nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, tha të enjten zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.

“Mund ta konfirmojë se në këtë fazë nuk ka para-financim për Serbinë dhe Kosovën”, tha Mercier për media.

Mercier tha se ende nuk është bërë një vlerësim nëse Kosova dhe Serbia e kanë plotësuar parakushtin për të filluar të përfitojnë nga Plani i Rritjes 6 miliardë eurosh.

Parakusht për Kosovën dhe Serbisë është edhe angazhimi i tyre në normalizimin e marrëdhënieve mes vete, përfshirë zbatimin e obligimeve nga dialogu që e lehtëson BE-ja.

Por, së voni, Kosova dhe Serbia kanë thelluar mospajtimet, duke ia ndaluar vizitat zyrtarëve të njëra-tjetrës në vendet përkatëse. Kosova gjithashtu e ka akuzuar Serbinë për nuk ka “asnjë interes” për t’i normalizuar marrëdhëniet me të, pasi ajo protestoi ashpër ndaj vendimit të Kenias për ta njohur pavarësinë e Kosovës.

“Në këtë fazë s’mund të konfirmojë nëse parakushti është plotësuar apo jo. Do të shpjegohet kur të merret një vendim sa i përket para-financimit”, shpjegoi Mercier.

Njoftimi i tij vjen disa ditë pasi Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u bënë vendet e para të rajonit që përfitojnë nga pagesat e para-financimit nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Më 25 mars, Shqipërisë iu ndanë 64.5 milionë euro, prej të cilave 30 milionë si kredi për mbështetje të reformave, dhe 34.5 milionë euro përmes Fondit të Ballkanit për Investime për infrastrukturë.

Një ditë më parë, BE-ja ia lëshoi fondet Maqedonisë së Veriut në vlerë të 52.2 milionë eurove, prej të cilave 24.5 milionë do të shkojnë për buxhetin shtetëror për reforma, dhe 28 milionë për projekte infrastrukturore.

Paketa e përgjithshme e Planit të Rritjes për të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor - Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnje dhe Hercegovinën dhe Malin e Zi - kap shumën prej 6 miliardë eurosh dhe mbulon periudhën prej vitit 2024 deri më 2027.

Nga kjo shumë, 2 miliardë euro janë grante nga BE-ja pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të favorshme.

Qëllim i kësaj pakete ambicioze financiare të BE-së është që të ndihmohet rritja ekonomike në këtë rajon dhe, në këtë mënyrë, të përshpejtohet edhe procesi i integrimit të tij evropian.

Sipas një përllogaritjeje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga kjo paketë. Mbi 250 milionë do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme. Pjesa prej 7% që do t’i paguhej si parafinancim, i bie të jetë rreth 61 milionë euro.

Kosova nuk mund t’i pranojë këto fonde pa e ratifikuar marrëveshjen për kredi në Kuvend.

Ajo është në pritje të certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për ta konstituuar Kuvendin e ri.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi pati thënë se Kosova pritet të përfitojë 950 milionë euro prej këtij plani – njëherësh fondin më të madh të ndarë ndonjëherë nga blloku për të, në një periudhë relativisht të shkurtër.

Serbisë do t’i ndaheshin gjithsej 1.58 miliard euro, ndërsa pagesa e parë do të ishte 111 milionë euro./REL

Të këshilluara

Tërmet i fortë godet Santorinin

Një tërmet me magnitudë 4.5 ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në brigjet e Santorinit, duke tronditur banorët e zonës. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e t...

19:15

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI