Flash

E rrallë/ Mijëra njerëz protestojnë në Gaza kundër Hamasit

Lapsi.al 27 March 2025
E rrallë/ Mijëra njerëz protestojnë në Gaza kundër

Në Rripin e Gazës pati për të dytën ditë radhazi protesta të mëdha për përfundimin e luftës me Izraelin si dhe kundër Hamasit. Mijëra palestinezë demonstruan në disa zona të rajonit, si Beit Lahia dhe në Qytetin e Gazës në veri, dhe në Chan Junis në rajonin bregdetar jugor.

Revoltat kundër Hamasit ngjarje të rralla

Protesta dhe shpërthime publike kundër Hamasit në Rripin e Gazës janë të rralla. Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se sipas dëshmitarëve okularë, protestuesit bënë thirrje për t'i dhënë fund luftës me Izraelin.

Demonstrata në Rripin e Gazës kundër Hamasit - Një fëmijë mban një tabelë ku shkruhet në arabisht: "Fëmijët e Palestinës: Ne duam të jetojmë", gjatë një mitingu që bën thirrje për t'i dhënë fund luftës, në Beit Lahia, në Rripin verior të Gazës

Protesta kundër Hamasit filloi të martën në qytetin verior të Gazës, Beit Lahiya, ku ishin mbledhur rreth 3,000 vetë, që brohorisnin "Populli do rënien e Hamasit", njoftoi agjencia e lajmeve AP.

Veriu i Gazës është goditur veçanërisht rëndë gjatë luftës. Shumica e infrastrukturës së kësaj zone është rrënuar dhe nga kjo zonë ka pasur shumë të zhvendosur.

Demonstratë kundër Hamasit në Beit Lahia

Në lagjen Shijaiyah të qytetit të Gazës, e cila është goditur rëndë nga sulmet, dhjetëra burra që ishin mbledhur në protestë brohoritën "Jashtë,Hamasi, Jashtë!" .

Në qytetin e Gazës protestuesit mbanin pankarta, në të cilat shkruhej "Hamasi nuk na përfaqëson".

Hamasi nuk u kundërvihet protestave

Më parë Hamasi kishte përdorur dhunë ne rast protestash kundër kësaj organizate. Kurse gjatë protestave të tanishme në Rripin e Gazës, thuajse nuk pati asnjë ndërhyrje nga grupi militant.

Ky demonstrim i rrallë i mospajtimit ndaj grupit militant Hamas vjen më shumë se një javë pasi ushtria izraelite rifilloi fushatën e saj të bombardimevepas gati dy muajsh armëpushimi. /DW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI