Flash

Fundosja e nëndetëses turistike në Egjipt, konfirmohen 6 viktima

Lapsi.al 27 March 2025
Fundosja e nëndetëses turistike në Egjipt, konfirmohen 6 viktima

Gjashtë turistë kanë vdekur pasi nëndetësja turistike në të cilën gjendeshin u fundos pranë resortit Hurgada në Detin e Kuq të Egjiptit, raportoi media shtetërore. Konsullata ruse tha se 45 shtetas rusë gjendeshin në nëndetëse.

Konsullata e Rusisë në Hurgada tha se nëndetësja po transportonte "45 turistë, përfshirë të mitur" dhe katër nga ta kishin vdekur.

"Sipas të dhënave të para, shumica e atyre që gjendeshin në nëndetëse u shpëtuan dhe u dërguan në hotele dhe spitale në Hurgada", tha konsullata.

Ndërkohë, gazeta në pronësi shtetërore, Akhbar Al-Youm tha se të gjithë viktimat ishin të huaj, duke shtuar se janë lënduar edhe 19 të tjerë.

Media shtetërore ruse, Ria Novosti, duke cituar burime brenda shërbimeve të emergjencës të Egjiptit, raportoi për vdekjen e "pesë të huajve dhe një shtetasi të Egjiptit".

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ndërsa të lënduarit janë transportuar në spitalet që gjenden afër, së bashku me trupat e viktimave.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI