Flash

Polemika të forta në Rrogozhinë: Egnatia e Vllaznia barazojnë një ndeshje të çmendur

Lapsi.al 27 March 2025
Polemika të forta në Rrogozhinë: Egnatia e Vllaznia

Egnatia dhe Vllaznia ndanë pikët në një përballje dramatike të luajtur në Rrogozhinë, me rezultatin përfundimtar 2-2. Ndeshja e vlefshme për javën e 31-të të Superiores dhuroi emocione të pafundme, gola, polemika dhe ndërhyrjen e VAR-it, duke e bërë një nga sfidat më të paharrueshme të sezonit.

Dominimi i Egnatias dhe avantazhi i Lushkjes

Skuadra vendase nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke krijuar raste të rrezikshme. Në minutën e 13', Jahaj humbi një mundësi të artë për Egnatian, pasi nuk arriti të shtynte topin në rrjetë pas një krosimi nga e djathta. Pak minuta më vonë, Bakayoko nuk shfrytëzoi një shans ideal, duke goditur jashtë kuadratit.

Egnatia arriti të gjejë avantazhin në minutën e 20' me një aksion model. Pas një kombinimi të shpejtë në mesfushë, Lushkja mori një pasim të zgjuar dhe nuk gaboi përballë portës, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur festën e tifozëve vendas. “Ndeshjet i përgatisim për t’i fituar - tha tekniku i rrogozhinasve Edlir Tetova -. Mendoj, se si vinte Egnatia sot ishte një rezultat pozitiv. Jam i kënaqur nga ajo që dhanë çunat, përtej mungesave që kishim mendoj se duhet të jemi të kënaqur. Që në fraksionin e dytë të pjesës së parë, e zbrita ekipin pak më poshtë dhe ishim shumë keq në formën e presingut".

[video width="650" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e5a530bbed4.mp4"][/video]

Shkodranët, nga ana tjetër, e patën të vështirë të krijonin raste të pastra në këtë fraksion loje. Mensah iu afrua golit në minutën e 42' pas një goditjeje me kokë nga një goditje këndi, por tentativa e tij përfundoi mbi traun e portës.

Rusta i anulon golin Vllaznisë, VAR i hoqi penalltinë

Me rifillimin e lojës, trajneri i Vllaznisë aktivizoi Grudën, një lëvizje që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes. Shkodranët u hodhën në sulm dhe krijuan disa raste të rrezikshme. Në minutën e 54', Mensah goditi shtyllën pas një pasimi nga Mala, duke paralajmëruar që Vllaznia nuk ishte dorëzuar. Në minutën e 62', Egnatia mendoi se kishte dyfishuar avantazhin me anë të Bakayoko, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Lexo më tej: Penalltia e parë pas 31 javësh, Domgjoni e humb: Partizani disfatë dramatike në derbi

Në minutën e 71', Vllaznia fitoi një penallti pas një rrëzimi të Grudës në zonë, por ndërhyrja e VAR-it e anuloi vendimin, duke sjellë polemika të shumta. Megjithatë, vetëm në minutën e 80', shkodranët arritën të gjejnë golin e barazimit. Mbrojtja e Egnatias nuk arriti të largonte një top nga zona dhe Mala përfitoi duke goditur me saktësi, duke mposhtur Dajsinanin për 1-1.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e5b7a12f62c.mp4"][/video]

Polemika e gola: Fernando e Grudës vendosin barazimin

Reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm. Vetëm gjashtë minuta më vonë, një aksion i shpejtë nxori Fernandon në pozicion ideal për të shënuar dhe braziliani e dërgoi topin në rrjetë, duke rikthyer vendasit në avantazh.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e5b95a1a264.mp4"][/video]

Kur dukej se fitorja do t’i takonte Egnatias, Vllaznia fitoi një tjetër penallti në minutën e 88'. Deliu u pengua brenda zonës dhe këtë herë arbitrja Rusta nuk pati dyshime. Nga pika e bardhë, Gruda u tregua i saktë dhe barazoi shifrat në 2-2, duke vulosur një përballje të çmendur në Rrogozhinë.

Ky barazim e mban Egnatian në krye të renditjes së bashku me Dinamon, ndërsa Vllaznia vijon luftën për të siguruar një vend në fazën finale të kampionatit. E vetmja notë negative, dëmtimi i goleadorit Balaj, që natyrisht shqetëson teknikun Thomas Brdaric: "Në fund të ditës arritëm të tregojmë një fytyrë të mirë. Në kampionatin shqiptar çdo ndeshje është shumë e afërt dhe shumë e ngushtë, jam okej me rezultatin. Dëmtimi i Balaj ishte diçka që nuk pritej, e zëvendësuam për 4 minuta. Ka një dëmtim në audiktorin e tij, shpresoj të mos ketë diçka serioze. Mensah bëri një ndeshje të mirë dhe i bëri një zëvendësim të mirë Bekimit”.

[video width="654" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/03/67e5bc096f58d.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI