Flash

Ronaldo ishte Fenomen edhe në festa: rrëfen si i organizonte pa u zbuluar

Lapsi.al 27 March 2025
Ronaldo ishte Fenomen edhe në festa: rrëfen si i organizonte pa u

Kur flitet për listat e futbollistëve më të mirë në histori, shpesh kur dikush përmend emrin “Ronaldo”, e saktëson me “Fenomeni” ose “ai i vërteti”, për ta dalluar nga Cristiano Ronaldo, i cili këmbëngul se është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, pa asnjë diskutim. Ronaldo Luis Nazário de Lima, në kulmin e tij, ishte një përzierje e pastër e teknikës dhe shpejtësisë maksimale, derisa dëmtimet e rënda e penguan, duke na lënë një version më të kufizuar të talentit të tij – një kujtim që veçanërisht tifozët e Interit e ruajnë ende me nostalgji.

Përveç dëmtimeve, ai kishte edhe një tendencë për të mos ruajtur formën fizike dhe për të shijuar një jetë që nuk ishte tamam ajo e një sportisti të disiplinuar. Vetë dy herë fituesi i Topit të Artë nuk e mohon këtë, madje tani e tregon me detaje: të arrinte të festonte e të shijonte jetën e natës pa u zbuluar ishte po aq e vështirë sa të driblonte mbrojtësit me lëvizjet e tij magjike.

Ritmi i çmendur i Fenomenit për të kombinuar futbollin dhe jetën e natës

Për të përmbushur angazhimet me klubin dhe njëkohësisht për të festuar sikur nuk kishte të nesërme, Ronaldo ndiqte një ritëm të jashtëzakonshëm: “Isha i përfshirë në të gjitha daljet e natës. Kishim stërvitje të hënën në mëngjes në orën 10. Unë luaja të shtunën, pastaj shkoja në Paris. Kalova të dielën në Paris dhe atë mbrëmje shkova në një festë. Në orën 7 të mëngjesit mora avionin për në Madrid, mbërrita në 9 dhe në 10 isha në stërvitje. E kam bërë këtë shumë herë”.

Lexo më tej: Capello e Ronaldo: “U detyrova ta largoj nga Real, merrte shumë lojtarë në vilë”

Që në fillim, Ronaldo e kuptoi se kishte vetëm dy mundësi nëse donte të shijonte jetën pa u përballur me kritika apo probleme me tifozët. Publiku duhej të shihte vetëm “Fenomenin” në fushë – pjesa tjetër duhej të fshihej. Ishte e rrezikshme të kapeshe në orët e vona, sidomos nëse ishe i shoqëruar ose me një gotë në dorë – do të ishte një katastrofë.

Ronaldo sot ka disa kilogramë më shumë, por e njëjta hare

Për të shmangur problemet, ai përdorte dy metoda: “Në qytetin ku luan, ose organizon një festë në një shtëpi private, ose je i humbur. Kështu që unë diversifikova, udhëtoja. Kam qenë gjithmonë ai që organizonte festa, që vendoste gjërat në mënyrë perfekte. Gjithmonë kam pasur kujdes që të gjithë të ishin të lumtur.”

Në fushë dhe jashtë saj, Ronaldo ishte një artist. Të gjithë kemi shijuar spektaklin e tij, teksa driblonte mbrojtësit me buzëqeshje në fytyrë, njësoj si ai djaloshi i dobët që dikur mbante topat për Flamengo.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI