Flash

TikTok tani hapet me VPN, por sa të sigurta janë të dhënat tuaja

Lapsi.al 27 March 2025
TikTok tani hapet me VPN, por sa të sigurta janë të dhënat

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi Rama në rubrikën “Sy m’sy”.

Kreu i qeverisë tha se çdo formë tjetër që lejon përdorimin e kësaj platforme është e rrezikshme, pasi të dhënat e përdoruesve mund të përdoren nga keqbërësit, në këtë rast hakerat.

“Procedura për mbylljen e TikTok-ut ka përfunduar për telefonat smart. Dhe mënyra për t’iu shmangur bllokimit duke përdorur VPN është shumë e rrezikshme, pasi dihet botërisht se përmes VPN-ve falas hakerat bëjnë namin në grabitjen e të dhënave të telefonit”, tha Rama.

Por, për ekspertët e IT-së, Erion Demiri, ekspert IT, qeveria nuk zgjodhi mënyrën më të mirë për të bllokuar një platformë gjigante si TikTok.

"Metoda më normale me të cilën mund të mbyllet një platformë është duke dhënë një sasi të madhe adresash për ISP-të e ndryshme, të cilat kanë për detyrë që të bllokojnë këto adresa. Për momentin, ofruesit e shërbimit të internetit dhe kompanitë telefonike po i bllokojnë manualisht këto adresa.”, tha ai.

Sipas Erion Demirit, TikTok-u do të jetë sërish në telefonat e shqiptarëve edhe pa qenë nevoja e një VPN-je.

“Nuk është kjo mënyra që duhet të ishte zgjedhur. Kjo është mënyra më e vështirë dhe njëkohësisht më pak efikase, sepse platformat e mëdha si TikTok-u i ndryshojnë vazhdimisht adresat e tyre. Nëse ne arrijmë një rezultat, ato do ta ndryshojnë shumë shpejt adresën dhe do të kthehet në një lojë si macja me miun.”, shtoi eksperti.

Ashtu siç tha kreu i qeverisë, ka forma të tjera për të bllokuar TikTok-un. Por, ne kemi naviguar në TikTok. VPN është një sasi protokollesh dhe teknikash ku një pajisje, qoftë telefon apo kompjuter, lidhet me një server jashtë Shqipërisë.

“Shkarkojmë një VPN falas, ku me anë të një adrese emaili mund të krijojmë një llogari dhe, pasi ta krijojmë këtë, do të na kërkohet të instalojmë aplikacionin përkatës. Na jepet mundësia që të zgjedhim nga cili vend të dukemi sikur jemi, në këtë rast, Amsterdam. Dhe normalisht, nuk kemi më këto kufizime që na janë vendosur nga ISP-të shqiptare”, tha eksperti.

Dhe kështu, jemi sërish në TikTok pa ndryshuar adresën dhe pa paguar asgjë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI