Flash

Trump do TikTok-un me çdo kusht, i bën Kinës një propozim të madh

Lapsi.al 27 March 2025
Trump do TikTok-un me çdo kusht, i bën Kinës një propozim

Presidenti amerikan Donald Trump ka propozuar reduktimin e tarifave doganore ndaj Kinës në këmbim të një marrëveshjeje për shitjen e TikTok.

Kreu i SHBA tha gjithashtu se ishte i gatshëm të zgjaste afatin e tarifave, që pritet të hyjnë në fuqi në Prill, nëse nuk arrihet një marrëveshjeje për rrjetin social, raporton Reuters.

Në Janar, ai shtyu zbatimin e ligjit të miratuar nën administratën e Joe Biden për të ndaluar TikTok. Në legjislacion, që u nënshkrua në vitin 2024, përmenden arsyet e sigurisë kombëtare për urdhërin e ndalimit ose shitjes.

“Në lidhje me TikTok, dhe Kina do të duhet të luajë një rol në këtë, ndoshta në formën e një miratimi, ndoshta, dhe unë mendoj se ata do ta bëjnë këtë. Ndoshta do t’u jap atyre një ulje të vogël të tarifave ose diçka për ta bërë këtë gjë”, u tha Trump gazetarëve të mërkurën.

Kompania e rrjetit social ka afat deri më 5 Prill për të gjetur një blerës jo-kinez ose do të përballet me bllokim në SHBA për arsye të sigurisë kombëtare, vendim që supozohej të hynte në fuqi në janar sipas një ligji të vitit 2024.

Ligji është rezultat i shqetësimit të Uashingtonit se pronësia e TikTok nga ByteDance e bën atë në varësi të qeverisë kineze dhe se Pekini mund ta përdorë aplikacionin për të kryer operacione influencuese kundër Shteteve të Bashkuara dhe për të mbledhur të dhëna për amerikanët.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI