Flash

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Insta

Lapsi.al 28 March 2025
Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5
Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e bezdisshme, pasi dëshiron të njihet si profesioniste. “Shumë njerëz na shohin në një mënyrë të veçantë, duke menduar se futbolli është një sport vetëm për burra. Na kritikojnë, por pyes veten: sa prej tyre na kanë parë realisht në fushë? Nëse do të ndaleshin më shumë, do të kuptonin se kanë përballë profesioniste të vërteta,” thekson ajo.

Lidhja me Douglas Luiz, që luan gjithashtu për Juven

26-vjeçarja, sulmuese dhe ish-lojtare e Aston Villa, iu bashkua Juventusit verën e kaluar dhe ka një kontratë deri në vitin 2027. Në Torino, ajo ndan eksperiencën me partnerin e saj, Douglas Luiz, transferimi i të cilit u shoqërua me shumë diskutime për shkak të shumës së paguar, që nuk është përkthyer në një performancë të spikatur në kampionat. Lidhja e tyre është përfolur shpesh, veçanërisht për një detaj: fakti që Lehmann shfaqet gjithmonë në fushë e grimuar dhe e kuruar në detaj, si të ishte gati për një event, ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Thashethemet për marrëdhënien e saj të mëparshme

Por Alisha nuk i kushton vëmendje thashethemeve dhe vazhdon përpara. “Jam e sinqertë, nuk më intereson çfarë thonë njerëzit për mua,” – u shpreh ajo në një intervistë për gazetën spanjolle Marca. “Më pëlqen ajo që bëj dhe nuk kam frikë të tregoj veten ashtu siç jam.” Përveç kësaj, ajo nuk e fsheh bezdinë për mënyrën se si trajtohet jeta e saj personale në media. Pyetjet mbi lidhjen e saj të mëparshme me Ramona Bachmann, lojtare e Houston Dash dhe shoqe skuadre në Kombëtaren Zvicerane, duket se e nervozojnë. “Por jemi në vitin 2025… Secili mund të dalë dhe të jetë me kë të dojë. Është e rëndësishme të hapim mendjen dhe të ndalojmë së trajtuari këtë si një problem. Ji vetvetja dhe bëhu kush dëshiron të jesh. Dashuria është dashuri. Është kaq e thjeshtë.”

Një komunitet prej mbi 30 milionë ndjekësish

E gjithë kjo vëmendje mediatike ka ndihmuar në rritjen e komunitetit të saj në rrjetet sociale, ku ajo numëron mbi 30 milionë ndjekës. Konkretisht, ajo ka gati 17 milionë ndjekës në Instagram, 3.3 milionë në Threads, 11.8 milionë në TikTok, 515 mijë në Facebook, 195 mijë në X dhe 142 mijë në Snapchat. Megjithatë, ajo nuk e konsideron veten influencuese: “Jam thjesht një futbolliste, por mendoj se fama ime nisi kur u shfaqa në disa programe televizive në Angli. Nisa të përdor rrjetet sociale nga kureshtja për trendet, por nuk kam investuar shumë kohë tek to. Ndoshta thjesht njerëzve u pëlqen ajo që postoj.”

Të ardhurat nga rrjetet sociale e kalojnë pagën te Juventus

Për sa i përket fitimeve, Lehmann nuk e thotë hapur sa përfiton nga rrjetet sociale, por shifrat janë mbresëlënëse. Te Juventus, sipas disa vlerësimeve, ajo përfiton rreth 185 mijë euro në vit, një shumë më e vogël sesa ajo që fiton nga vetëm pesë postime në Instagram. Çdo postim i saj vlerësohet rreth 42,925 euro (sipas analizës së LiveFootballTickets.com). Për më tepër, ajo fiton edhe nga produktet e dyqanit të saj online, që variojnë nga kalendarët deri te artikujt e shtëpisë. Me këtë ritëm, nuk është çudi që pasuria e saj të jetë në shifra miliona euro dhe të vazhdojë të rritet.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI